LAJMI I FUNDIT:

Pasi publikoi video duke tymosur marihuanë me Snoop Dogg, Bebe Rexha thotë se babai e telefonoi i nervozuar duke i bërtitur: A je çmendur?

Pasi publikoi video duke tymosur marihuanë me Snoop Dogg, Bebe Rexha thotë se babai e telefonoi i nervozuar duke i bërtitur: A je çmendur?

Bebe Rexha ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim Snoop Dogg.

“Satellite” titullohet kënga e artistes shqiptare me reperin legjendar e cila u publikua të enjten së bashku me një video animacion, në të cilën ata shfaqen duke u transportuar në hapësirën e jashtme pasi kanë tymosur disa gjethe marihuane.


“Mbrëmë u ngjita më lart se sateliti / Mora një biletë me një drejtim / Është një mision me një njeri në parajsë”, këndohet në referenin e kësaj kënge nga Bebe Rexha.

Sipas interpretuese së hitit “I’m Good (Blue)”, marihuana në fakt luajti një rol të madh në procesin krijues të këngës dhe videos.

“Të punosh me Snoop është një ëndërr”, tha Bebe Rexha në një intervistë për revistën People, duke shpjeguar se fillimisht ia dërgoi demon e këngës “Satellite” reperit Snoop Dogg përmes Instagramit.

“Ai më thirri në orën 7:00 të mëngjesit të nesërmen duke thënë: Kontrollo e-mailin tënd. Ti ke një e-mail”, tha 33-vjeçarja.

Ai kishte dërguar në e-mail rupturën e këngës, gjë që e emocionoi tej mase këngëtaren shqiptare për këtë bashkëpunim. Kur erdhi koha për të xhiruar klipin, Snoop u shfaq në disa sekonda duke tymosur marihuanë bashkë me Bebe Rexhën.

Bebe Rexha dhe Snoop Dogg (Foto: Bebe Rexha/YouTube)

“Ai thotë: ‘Duhet të provosh vetëm një tim’, dhe unë thashë: ‘Tani për tani, në xhirimin e klipit? Unë do të dukem ‘e dehur’ në video. Ai tha, ‘Vetëm provoje’ dhe unë thashë, ‘Në rregull'”, thotë ajo.

Në prag të publikimit të albumit të ri, Bebe Rexha vjen me fotografi atraktive për fansat në Instagram duke vënë në pah të pasmet
Lexo po ashtu Në prag të publikimit të albumit të ri, Bebe Rexha vjen me fotografi atraktive për fansat në Instagram duke vënë në pah të pasmet

“Unë e tymosa dhe u ngrita aq lart me Snoop Dogg”, kujtoi artistja shqiptare.

Rexha publikoi një video duke tymosur marihuanë me Snoop Dogg javën e kaluar në Instagram duke paralajmëruar publikimin e bashkëpunimit “Satellite” shumica e ndjekësve të saj ishin të emocionuar – përveç ndoshta njërit.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Babai im më thirri dhe më tha: ‘Çfarë po bën? Pse po pi tymos në një video të publikuar në internet? A je e çmendur?’”, kujton ajo. “Unë thashë: ‘Babi, është Snoop Dogg. Nëse tymos me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg’”.

Kënga “Satellite” është pjesë e albumit të ri të Bebe Rexhës, titulluar “Bebe”, i cili do të publikohet i plotë më 28 prill.

Bebe Rexha dhe babai i saj, Flamuri (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Snoop Dogg nuk është ikona e vetme pjesë e këtij albumi. Kjo pasi artistja shqiptare ka të paraparë edhe publikimin e një kënge në bashkëpunim me legjendën e muzikës ‘country’, Dolly Parton, e cila do të titullohet “Seasons” dhe do të jetë kënga e fundit e albumit.

“Thjesht përpiqem të kompozoj këngë të shkëlqyera, sinqerisht, dhe më pas të marr Dolly Parton dhe Snoop Dogg… Është shumë qetësuese të dish se këto ikona janë të gatshme dhe të ngazëllyer për të hyrë në këngë”, thotë ajo. “Ky është një moment vërtet i lezetshëm për mua”, përfundoi Rexha në intervistën e saj për People. /Telegrafi/

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori