LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Arsimit-Maqedoni: Mësuesit do të mbeten pa punë nëse bashkohet “historia” me “shoqërinë”

Sindikata e Arsimit-Maqedoni: Mësuesit do të mbeten pa punë nëse bashkohet “historia” me “shoqërinë”

Mësimdhënësit do të ngelën pa punë, nëse do të bashkohen shumë lëndë në “Histori dhe Shoqëri”. Kështu kanë reaguar nga Sindikata e Pavarur e Arsimit. Me konceptin e Ministrisë së Arsimit prej vitit 2021, lëndët “histori, edukata qytetare dhe gjeografi” shkrihen në “Histori dhe Shoqëri”.

“Bëhet fjalë për konceptin që u fut në vitin 2021 dhe që filloi me nxënësit e atëhershëm të klasës së parë dhe të katërt, pastaj kishte risi në program kur ata nxënës arritën në klasën e dytë dhe të pestë dhe në vjeshtë duhet t’i mbulojë kur janë në klasën e tretë dhe të gjashtë. Me atë program, lëndët e historisë, edukatës qytetare dhe gjeografisë shkrihen në “Histori dhe shoqëri”, thonë nga Sindikata e Pavarur e Arsimit.

Ndërkaq, kanë reaguar edhe nga shoqata e historianëve. Ata kërkojnë që lënda e historisë të mbetet lëndë në vete në arsim për klasën e gjashtë dhe se janë kundër faktit që lënda e historisë është hequr nga koncepti.


“Ne mbetemi kategorikisht pro, për mbrojtjen e kolegëve tanë mësimdhënës, puna e të cilëve është në pikëpyetje, për shkak të zvogëlimit të numrit të orëve mësimore të historisë, që është shkaktuar nga plan programet dhe programet e pamenduara rishtazi, të cilat përfundimisht revidojnë në përmbajtjen e historisë maqedonase”, thonë nga Shoqata e Historianëve.

Nga kjo shoqatë, rikujtojnë se dhjetorin e kaluar, kanë dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për tërheqjen e tekstit për lëndën e sapo futur “Historia dhe shoqëria” për klasën e pestë, në të cilin kanë vërejtur 60 lëshime dhe gabime të rënda në koncept, përmbajtje dhe metodologji./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Kalo në kategori