LAJMI I FUNDIT:

Rashiq për zgjedhjet në veri: Legaliteti është arritur e legjitimiteti gjithmonë do të jetë sfidë

Rashiq për zgjedhjet në veri: Legaliteti është arritur e legjitimiteti gjithmonë do të jetë sfidë
Foto: Arkiv

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se është i kënaqur që zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të vendit kaluan pa incidente.

Në një prononcim për media, Rashiq tha këto zgjedhje janë legale, ndërkohë që theksoi se procesi ka kaluar pa incidente.


“Jam shumë i kënaqur që krejt procesi zgjedhor ka kaluar pa incidente… Ndoshta mund të thoni se nuk ka legjitimitet, por ka legalitet. Legaliteti në këtë rast është arritur, e legjitimiteti gjithmonë do të jetë sfidë”, tha ai.

Bojkoti i zgjedhjeve nga serbët, analistët skeptik që kryetarët do të mund t'i qasen punës
Lexo po ashtu Bojkoti i zgjedhjeve nga serbët, analistët skeptik që kryetarët do të mund t'i qasen punës

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Leposaviq ka fituar kandidati Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, me 100 vota.

Në Zubin Potok fitues është Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës më 196 vota.

Në Zveçan fitues është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës më 114 vota.

Në Mitrovicë të Veriut fitues është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 519 vota. /kp/