LAJMI I FUNDIT:

Bojkoti i zgjedhjeve nga serbët, analistët skeptik që kryetarët do të mund t’i qasen punës

Bojkoti i zgjedhjeve nga serbët, analistët skeptik që kryetarët do të mund t’i qasen punës
Foto: Arkiv

Nga 45 mijë qytetarë më të drejtë vote vetëm 1 mijë e 557 prej tyre e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar ditën e diel në komunat veriore.

Në zgjedhjet që u organizuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) në katër komunat në veri: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e veriut, pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e ulët.


Për bojkotimin që iu bë zgjedhjeve të organizuara nga institucionet kosovare, liderët kosovarë fajësuan Serbinë, duke thënë se presioni dhe kërcënimet nga Beogradi po vazhdojnë ndaj qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë.

Reagime ka pasur edhe nga Bashkimi Evropian, të cilët konsideruan që zgjedhjet në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike dhe se serbët duke kthyer urgjent në institucionet kosovare.

Nga shoqëria civile konsiderojnë që kryetarët që kanë fituar mandatin ditën e diel, do të kenë vështirësi t’i qasen punës.

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se në zgjedhje e së dielës ka pasur ndërhyrje, kësisoj ato nuk kanë qenë të lira.

“Zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, nuk kanë qenë të lira dhe ka pasur ndërhyrje të jashtme. Qytetarët dhe kandidatët kanë qenë të frikësuar të marrin pjesë në zgjedhje për shkak të presionit direkt që është bërë nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq”, është shprehur ai.

Tutje, ai shtoi “ ndonëse në aspektin legal, nuk ka ndonjë prag të pjesëmarrjes në zgjedhje për të certifikuar rezultatet e tyre, për shkak të rrethanave politike institucionet e reja nuk do të jenë në gjendje të ushtrojnë mandatin e tyre”.

Albert Krasniqi, Demokraci Plus

Krasniqi theksoi se kryetarët pa mbështetjen e qytetarëve nuk do të mund të zbatojnë politikat e tyre.

“Burimi i legjitimitetet të autoriteteve publike nuk buron nga zgjedhjet si metodë, por nga mbështetjet që qytetarët u japin atyre institucioneve. Pa këtë mbështetje të qytetarëve, institucionet nuk do të mund as të mbledhin taksat as të zbatojnë politikat e tyre mbi një popullsi që nuk njeh autoritetin e tyre”, tha ndër tjera ai.

Sipas Krasniqit, e gjithë kjo po bëhet nga Serbia.

“E gjithë kjo situatë po bëhet me qëllim nga Serbia për të defunksionalizuar institucionet atje për të forcuar pozitën e saj në dialog dhe delegimit të kompetencave ekzekutive për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, potencoi ai.

Po ashtu, Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se serbët ditën e diel kanë bojkotuar zgjedhjet.

“Procesi i djeshëm i zgjedhjeve në veri është zhvilluar në frymë të qetë, që është pikërisht nga mungesa e votuesve, përkatësisht bojkotimi i zgjedhjeve nga votuesit serbë”, pohoi ai.

Cakolli tha se institucionet kosovare kanë ofruar shumë mundësi për qytetarët atje.

“Improvizimi i zgjedhjeve nga KQZ ndonëse tregon për vullnetin e institucioneve të Kosovës për t’u ofruar mundësi qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, dhe janë shterur të gjitha mundësitë vetëm e vetëm që qytetarët të kenë mundësi të dalin në zgjedhje”, theksoi ai.

Në deklaratën e dhënë për Telegrafin, Cakolli potencoi se dalja në zgjedhje ka qenë minimale.

“Si rezultat i bojkotimit nga ana e votuese serb kemi pasur edhe daljen minimale në 2 përqind në këto komuna, që do të jetë si fakt bazë për kontestimin e legjitimitetit të institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet”, tha mes tjerash ai.

Eugen Cakolli, Demokracia në Veprim

Cakolli pohoi se kryetarët duhet të marrin mandatin brenda muajit, në të kundërtën do të humbasin atë.

“Menjëherë pas publikimit të rezultateve zgjedhore, kryetaret e rinj duhet që Brenda një muaji të japin betimin e tyre para anëtarëve të kuvendeve komunale, por që dështimi për ta bërë këtë do të humbin mandatin”, shtoi ai.

Si përfundim, Cakolli deklaroi se kryetarët e rinj do të kenë shumë vështirësi serioze që t’i qasen vendeve të tyre të punës, e lërë më për ofrimin e shërbimeve.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Leposaviq ka fituar kandidati Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, me 100 vota.

Në Zubin Potok fitues është Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës më 196 vota.

Në Zveçan fitues është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës më 114 vota.

Në Mitrovicë të Veriut fitues është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 519 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori