LAJMI I FUNDIT:

Në qendrën e votimit në Leposaviq ku votuesit janë vetëm shqiptarë, pjesëmarrja deri më tani 36.5 përqind

Në qendrën e votimit në Leposaviq ku votuesit janë vetëm shqiptarë, pjesëmarrja deri më tani 36.5 përqind

Numër jo i kënaqshëm i daljes në votime në fshatrat shqiptare të Leposaviqit. Në një qendër votimi ku të gjithë votuesit janë shqiptarë kanë votuar vetëm 36.5 e qytetarëve me të drejt vote.

Avni Halili, menaxher i qendrës së votimit në Koshtovë të Komunës së Leposaviqit, ka thënë se 63 qytetarë kanë të drejtë votimi në këtë vend, derisa 23 prej tyre deri tash kanë votuar.


“Këtu gjithsej janë 63 persona në listë që kanë të drejtë vote, kurse deri në këto momente vetëm 23 kanë votuar prej tyre”, ka thënë Halili për RTV Dukagjinin.

Halili ka thënë tutje se qytetarët që kanë të drejtë vote janë nga komuniteti shqiptar.