Sa zgjat zemërimi? Na duhen tre sekonda për t’u zemëruar, por sa kohë për t’u qetësuar
Pavarësisht se sa e qetë është jeta juaj, ju sigurisht do të ndiheni të zemëruar herë pas here
Studimet kanë zbuluar se femrat e menaxhojnë zemërimin ndryshe nga meshkujt.
Femrave u mësohet që në moshë të re se sjellja e zemëruar nuk është një mënyrë e pranueshme për të reaguar ndaj ndjenjave stresuese, sepse ajo shihet si sjellje jofemërore.
Kjo sjellje e mësuar çon në atë që shumë gra të shtypin zemërimin e tyre në moshë madhore, ndërsa burrat ndaj tyre “lejohen” të nxjerrin agresionin dhe zemërimin nga vetja.
Në kundërshtim me besimin popullor, gratë përjetojnë zemërim po aq shpesh dhe fort sa edhe burrat, transmeton Telefgrafi.
Sa zgjat zemërimi?
Të qenit i zemëruar zgjat shumë më gjatë në trupin tuaj sesa mendoni. Kur diçka shkakton zemërimin tuaj, trupi juaj reagon fizikisht ndaj stresit pothuajse menjëherë. I gjithë sistemi nervor bëhet më i fortë, rrahjet e zemrës, presioni i gjakut dhe prodhimi i hormoneve të adrenalinës rriten.
– Trupit tonë i duhen tre sekonda për të hyrë në modalitetin e zemërimit dhe ne qëndrojmë në këtë gjendje për afërsisht 30 minuta çdo herë që jemi të zemëruar gjatë ditës. Pra, mbani mend se përgjigja juaj ndaj një pakënaqësie prej tre sekondash mund të mos ia vlejë stresin 30-minutësh që trupi juaj vuan më pas – shpjegon terapisti Patrice Douglas, raporton The List.
Kanalizoni zemërimin tuaj në produktivitet
Megjithatë, zemërimi nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Mund të jetë gjithashtu e dobishme kur trupi juaj duhet të reagojë shpejt në kohë krize dhe parehati. Gjithashtu, shtypja e zemërimit e mban trupin tuaj në një gjendje stresi, gjë që mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të tretur siç duhet, për të fjetur dhe për të luftuar infeksionin.
Ka mënyra për të transformuar ndjenjat tuaja të zemërimit në motivim serioz. Zemërimi na mbush me energji që mund të përdoret për gjërat që i kemi shtyrë.
Të mësosh të menaxhosh zemërimin tënd do të thotë gjithashtu të vendosësh kur zemërimi është në të vërtetë një përgjigje e përshtatshme. Disa njerëz thjesht nuk ia vlejnë kohën apo energjinë tuaj, dhe të zemëroheni vetëm do t’i përkeqësojë problemet tuaja. Në ato momente, të mësuarit për të hequr dorë nga zemërimi mund të çojë në një jetë më të qetë.
Kur zemërimi nuk duket si një opsion produktiv, ekspertët rekomandojnë të merrni frymë të gjata dhe të thella, të praktikoni teknikat e vëmendjes dhe të ripërqendroheni në nevojat tuaja, shkruan The List. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ulja e kolesterinës mund të ndalojë rritjen e kancerit të fshikëzës urinare
Futeni në meny që sot: Ushqim i shijshëm që ka ndikim preventiv ndaj kancerit të gjirit!
A e dini përse nuk është mirë të rrini shumë gjatë pa seks? Këto janë pasojat!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite