Liverpooli ka mposhtur Nottinghamin me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë edhe pse ishte interesante dhe me raste, por që nuk kishte gola.
Me të filluar pjesa e dytë Liverpooli hapi ndeshjen me golin e shënuar nga Diogo Jota që përfitoi nga asistimi i Fabinhos (1-0).
Por pas katër minutash Morgan Gibbs-White asistoi te Neco Williams që shënoi për 1-1.
Në minutën e 55-të, Liverpooli sërish mori epërsinë, kur Diogo Jota shënoi golin e dytë personal për 2-1.
Por mysafirëve që iu duheshin pikët në këtë takim, nuk u ndalën dhe shënuan me Morgan Gibbs-White për 2-2.
Liverpooli në anë tjetër nuk e pranoi këtë rezultat dhe ktheu epërsinë në minutën e 70-të me Mohamed Salah që shënoi për 3-2.
Deri në fund edhe pse të dy skuadrat tentuan të shënonin, më nuk kishte gola dhe Liverpooli mori fitoren e dytë me radhë.
Liverpooli ka 50 pikë dhe afrohet me zonën e Ligës së Kampionëve, pasi është në pozitën e shtatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251