LAJMI I FUNDIT:

Vetura përplas një këmbësore në Laç, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Vetura përplas një këmbësore në Laç, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Foto: Ilustrim

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore pasi u aksidentua nga një veturë të shtunën në Laç.

Mësohet se një mjet ka përplasur në rrugë një këmbësore, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije.

Ajo është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit. /Tch/Telegrafi/