LAJMI I FUNDIT:

Nën kërcënimin e thikës i grabiten paratë një punëtori në Mitrovicë

Nën kërcënimin e thikës i grabiten paratë një punëtori në Mitrovicë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje që ka ndodhur ditën e premte në Mitrovicë.

Policia bën të ditur se një punëtori të një restoranti i kanë grabitur pazarin ditor, në vlerë prej 120 euro.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gushavc.


“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një restauronit, ka raportuar se derisa ka qenë duke i kryer disa porosi ushqimi, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur ushqimin, pazarin ditore në vlerë 120€ dhe dy telefona”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/