LAJMI I FUNDIT:

Producentja e BBVA, Sara Hoxha tregon një mesazh të frikshëm dhe kërcënues që ka pranuar nga një ndjekës

Producentja e BBVA, Sara Hoxha tregon një mesazh të frikshëm dhe kërcënues që ka pranuar nga një ndjekës
Sara Hoxha (Foto: Sara Hoxha/Instagram)

Njëra nga producentet e spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha, është ndjerë e shqetësuar me një mesazh të pranuar së fundmi nga një ndjekës në Insgtagram.

Ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory mesazhin në fjalë, ku ishin shkruar fjalë mallkimi për të, familjen e saj dhe moderatoren e BBVA, Arbana Osmanin.


“Ja shkatërrut lojën… u shkatërrofshi familjarisht o Allah. Së më të kqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha pa. Po Zoti ka ma me ju nxjerë ndnonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Se me bo një vajzë në atë hall, Zoti ju shkatrroftë, plumbi ju vraft”, janë fjalët e shkruara në mesazhin e frikshëm që Sara ka pranuar nga ndjekësi anonim.

E teksa e ka ndarë këtë me fansat e saj në Instagram, producentja e BBVA ka shkruar se ofendimet dhe fyerjet e tilla janë bërë tashmë të zakonshme fatkeqësisht për tërë stafin që punojnë për atë program të madh.

“Gëzuar Ramazanin të githëve! Teksa vijmë në përfundimin e kërij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dheshmbshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyhemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të kendshëm!”, ka shkruar Sara.

Foto: Sara Hoxha/InstaStory

Ndryshe, finalja e madhe e Big Brother VIP Albania është paracaktuar që të mbahet më 6 maj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Oriola Marashi duket tejet joshëse me bikini leopardi, në fotosesionin e fundit

Oriola Marashi duket tejet joshëse me bikini leopardi, në fotosesionin e fundit

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori