LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket senzacionale në studiot e BBC-së në Londër

Rita Ora duket senzacionale në studiot e BBC-së në Londër

Rita Ora vazhdoi ditën e saj të ngjeshur të promovimit të këngës së saj të re të mërkurën me një ndalesë në “The One Show”, duke u dukur sensacionale e veshur me një fustan të hirtë.

Këngëtarja, e cila gjithashtu publikoi klipin e saj të ri të mërkurën, u fotografua duke bërë një dalje të mrekullueshme nga hoteli i saj në Londër për t’u drejtuar në studiot e televizionit BBC.

Rita zgjodhi një fustan të shkurtër i cili vinte në pah kofshën e saj për këtë paraqitje televizive, shkruan DailyMail.


Për aksesorë ajo kishte zgjedhur një palë taka me rripa dhe një çantë të markës “Prada”, duke përfunduar pamjen e saj me flokët kaçurrela të mbledhura në stil topuz.

Më herët gjatë ditës Rita dukej rrezatuese si kurrë më parë teksa doli në qendër të Londrës për të promovuar albumin esaj të ri në ardhje, “You & I”.

Këngëtarja 32-vjeçare, e cila e ka titulluar albumin në dedikim për të dhe bashkëshortin e saj Taika Waiti, dukej trendi e veshur me një xhaketë me lesh artificial ngjyrë kafe dhe bezhë.

Rita – albumi i parafundit i së cilës u publikua në vitin 2018, publikoi një fotosesion mahnitës në lidhje me koopertinën e albumit të mërkurën.

Ylli me origjinë nga Kosova e krahasoi albumin me një ‘ditar’, duke treguar se këngët e tij kanë domethënie shumë personale për të.

Ajo tha: “Ky album do të thotë vërtet shumë për mua. Është si ditari im i viteve të fundit, është zëri im dhe ndihet kaq i vërtetë për mua dhe atë se kush jam unë sot”.

Rita sapo ka publikuar një tjetër këngë nga albumi, me titullin “Praising You”, e cila vjen si një version i ri i hitit të Fatboy Slim të vitit 1999, “Praise You”.

Këngëtarja bashkëpunoi me Fatboy Slim, emri i vërtetë i të cilit është Norman Cook, për një ripërpunim të këngës.

Ajo tha: “Të merrja jo vetëm vulën e miratimit të Norman, por të bashkëpunoja me të dhe të bëja homazh për një këngë kaq masive nga fëmijëria ime ishte vërtet një përvojë surreale”.

“Unë mendoj se kjo këngë do të thotë diçka ndryshe për të gjithë, por nga këndvështrimi im, ka të bëjë me lavdërimin e të dashurit tuaj dhe me të vërtetë festimin e atyre marrëdhënieve”.

“Jam jashtëzakonisht e nderuar që ne marrim frymë të re në këngë dhe ia prezantojmë atë një brezi krejt të ri”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Kalo në kategori