LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet drejtori i shkollës në Shkodër, merrte 3,200 euro për lëshimin e dëftesave të falsifikuara

Arrestohet drejtori i shkollës në Shkodër, merrte 3,200 euro për lëshimin e dëftesave të falsifikuara

Drejtori i një shkolle në një fshat të Shkodrës është arrestuar nga policia pasi merrte para për të lëshuar dëftesa të shkollës së mesme duke përdorur një vulë të falsifikuar.

Në pranga përfundoi 54-vjeçari me inicialet GJ.K., drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri në Shkodër. Gjithashtu u arrestua edhe një shtetas tjetër, bashkëpunëtor i 54-vjeçarit, pasi u kap në tentativë për të shitur dëftesën false.

Policia sekuestroi edhe 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.


“Lëshonte dëftesa false, kundrejt shumës 3200 euro, duke përdorur vulën e falsifikuar të një shkolle të mesme, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari, aktualisht drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori