LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Achraf Hakimit arsyeton veprimin e të birit për ta bërë atë pronare të pasurisë së tij

Nëna e Achraf Hakimit arsyeton veprimin e të birit për ta bërë atë pronare të pasurisë së tij

Saida, nëna e Achraf Hakimit, ka bërë disa deklarata të diskutueshme për mediat marokene në të cilat nuk duket të kishte përshtypje të mirë për ish-bashkëshorten e futbollistit, Hiba Abouk.

Nëna e lojtarit të PSG-së ishte pronare, me dëshirën e lojtarit e të gjithë pasurisë së tij, diçka që ajo vetë siç rrëfeu, nuk e dinte.

Mirëpo, Saida e ka justifikuar plotësisht vendimin e Hakimit dhe i ka hedhur thumba drejt aktores, ish-partneres së të birit, raporton Marca.


Foto: Getty

“Nëse djali im nuk e bën këtë, nuk do të mund ta hiqte qafe dot këtë grua”, thuhet se ka deklaruar ajo.

Është e qartë se nëna e tij nuk sheh asnjë problem me veprimet e djalit të saj. Diçka që nga ana tjetër e vështirëson në parim zhvillimin e shkurorëzimit në nivel ligjor.

Ditët e fundit mediat franceze kanë raportuar se aktorja ka marrë gjysmën e pasurisë së futbollistit, me një pagë në Paris Saint Germain rreth dhjetë milionë euro në vit. Kjo nuk është konfirmuar apo mohuar nga Abouk për momentin. Sido që të jetë, aktorja i është përgjigjur atyre që pretendojnë se do vetëm pasurinë e lojtarit.

Foto: Instagram

Përmes rrjeteve sociale reagimi i aktorit ka qenë shumë i qartë. “Gjëja vërtet e rëndësishme”, ka shkruar ajo në Instagram, krahas një fotografie të fëmijëve të saj, Naimit dhe Amin.

Kërkoi divorc pas akuzave për përdhunim - gruaja e Hakimi nuk do të marrë asgjë pasi futbollisti të gjithë pasurinë e ka vënë në emrin e nënës së tij
Lexo po ashtu Kërkoi divorc pas akuzave për përdhunim - gruaja e Hakimi nuk do të marrë asgjë pasi futbollisti të gjithë pasurinë e ka vënë në emrin e nënës së tij

Shumë e kanë interpretuar këtë si një reagim të dukshëm ndaj kritikave që ajo ka marrë që kur u njoftua zyrtarisht se divorci i saj ishte në rrugë e sipër.

Foto: Getty Images

Në anën tjetër, mbrojtësi i djathtë i PSG-së është nën hetim për përdhunimin e dyshuar të një gruaje 24-vjeçare më 25 shkurt në shtëpinë e lojtarit në Paris.

Avokatja e Hakimit, Fanny Colin, është shprehur se klienti i saj i mohon me forcë këto akuza. Në fakt, Colin pohon se e gjithë kjo është një “përpjekje shantazhi” ndaj futbollistit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale - Rita Ora kujton albumin

I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale - Rita Ora kujton albumin "Phoenix" në gjashtë vjetorin e publikimit të tij

Magazina
Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Magazina
Kalo në kategori