LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri humb durimin për shkak të një foshnje që qan

Pasagjeri humb durimin për shkak të një foshnje që qan

Një pasagjer në një fluturim të Southwest Airlines për në Florida filmoi një pasagjer tjetër duke sharë shërbyesit për shkak të foshnjës që qante me të cilën duhej të ndante aeroplanin.

Një burrë i zemëruar betohet për më shumë se tre minuta, i irrituar nga të qarat e një fëmije.


“Po bërtisni”, i thotë në një moment stjuardi pasagjerit, të cilit ky i fundit i përgjigjet “Po ashtu edhe foshnja!”

Videoja u publikua në TikTok, por edhe në Facebook, Instagram dhe Twitter, ku u bë objekt diskutimi.

“Gjithmonë pyes veten nëse njerëzit mendojnë se prindërit duan që fëmija i tyre të qajë? Sigurisht që jo. Jemi të vetëdijshëm që fëmija qan, mos na e vështirësoni”, komentoi një person.

“Do të turpërohesha nëse nuk do të dija si të përballoja situata të tilla si ky njeri. Ai është padyshim një i rritur jofunksional”, tha një tjetër. /Telegrafi/

@mjgrabowski♬ original sound – bad_ideas_galore