LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi është vendi i parë në botë që do të paguajë Viberin, dihet edhe çmimi

Mali i Zi është vendi i parë në botë që do të paguajë Viberin, dihet edhe çmimi

Mali i Zi është vendi i parë në botë që Rakuten Viber ka zgjedhur për të vënë në dispozicion të përdoruesve shërbimin j premium të abonimit duke filluar nga sot.

Siç thuhet në njoftim, përdoruesit nga Mali i Zi që vendosin të abonohen në Viber Plus do të jenë të parët në botë që do të kenë mundësinë të aktivizojnë shërbime të reja që do të jenë në dispozicion vetëm për abonentët.


Kompania thekson se të gjitha shërbimet dhe funksionalitetet e tjera standarde të aplikacionit Viber do të mbeten falas për përdoruesit në mbarë botën, raporton rtcg.

Rakuten Viber për 1,99 dollarë në muaj ofron opsione të reja si:

Viber pa reklama

Qasje e shkyçur në afishet me pagesë

Mbështetje teknike e drejtpërdrejtë

Ikona unike të aplikacionit

Gjithashtu, përdoruesit e aplikacionit Viber Plus do të marrin një distinktiv verifikimi me avatarin e tyre (foto e profilit), duke konfirmuar abonimin e tyre premium.

Për të aktivizuar këtë shërbim të ri, përdoruesit fillimisht do të klikojnë në “Më shumë” në këndin e poshtëm djathtas të aplikacionit – dhe më pas në funksionin e caktuar Viber Plus për të nisur procesin. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Teknologji
12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

Lojëra
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

Teknologji
Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Teknologji
Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

Teknologji
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues

Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues

Teknologji
Kalo në kategori