LAJMI I FUNDIT:

Macron këndoi në rrugë pas një fjalimi televiziv, në një përpjekje për të ‘lehtësuar pakënaqësinë franceze’

Macron këndoi në rrugë pas një fjalimi televiziv, në një përpjekje për të ‘lehtësuar pakënaqësinë franceze’

Macron këndoi në rrugë pas një fjalimi televiziv, në një përpjekje për të lehtësuar pakënaqësinë franceze

Është publikuar një video që tregon presidentin francez Emmanuel Macron duke kënduar pas fjalimit të mbrëmshëm televiziv, në të cilin u përpoq të qetësonte opinionin e pakënaqur me reformën e pensioneve.

Dyshohej se videoja ishte falsifikuar duke përdorur inteligjencën artificiale, por njerëz të afërt me Macron konfirmuan se videoja ishte e vërtetë.


Sipas tyre, ai dhe gruaja e tij Brigitte takuan një grup të rinjsh që po këndonin, ndaj dhe ai u bashkua me ta duke kënduar një këngë tradicionale që ai vetë e do.

Është kënga “Le Refuge”, dhe i kushtohet shtëpisë në vargmalin në kufirin jugperëndimor të Francës dhe Spanjës, transmeton Telegrafi.

Disa e interpretojnë këtë si një përpjekje për t’u afruar me qytetarët, për shkak të pakënaqësisë me vendimin për ngritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Për javë të tëra, Franca është goditur nga protesta në shkallë të gjerë nga qytetarët e pakënaqur dhe protestat janë shpesh të dhunshme.

Gazeta e majtë Liberation raportoi vitin e kaluar se grupi i të rinjve me të cilët Macron po këndonte, ishin në fakt aktivistë të ekstremit të djathtë që këndonin këngë të lidhura me Gjermaninë naziste.

Videoja e lartpërmendur është publikuar fillimisht në faqen e Facebook të këtyre aktivistëve të mbledhur në organizatën Project Canto.

Megjithatë, një person nga zyra e Macron siguron se presidenti nuk mund ta dinte se për çfarë profili po fliste. Aktivistët e lartpërmendur i thanë Liberation vitin e kaluar se kanë edhe këngë të majta ekstreme, shkruan France24. /Telegrafi/

https://twitter.com/2022Elections/status/1648327866428403715?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1648327866428403715%7Ctwgr%5Ea13d9908e59b1a7dbaf103642a10870dea52afc2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fmacron-pjevao-na-ulici-nakon-televizijskog-obracanja-u-pokusaju-da-smanji-nezadovoljstvo-francuza%2F230418196

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori