LAJMI I FUNDIT:

Ministri Azir Aliu shprehet se është kundër ndalimit të TikTokut në Maqedoni

Ministri Azir Aliu shprehet se është kundër ndalimit të TikTokut në Maqedoni

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot në konferencë për shtyp u shrpeh se nuk është për ndalim të rrjetit social “TikTOk” për shkak të incidentit në Spitalin e Tetovës.

Sipas tij, zgjidhjet nuk duhet të merren në bazë të rasteve individuale të keqpërdorimeve por të bëhet trajnim i qytetarëve.

“Është sfidë e gjithë vendeve, jo vetëm te ne. Janë procese ditore që për fat të keq nëse nuk kemi popullatë të trajnuar dhe informuar mirë për rrjetet seciale, do të ndodhin raste të tilla. Për fat të keq, mendoj se është joserioze që në bazë të një rasti të ndalohen rrjetet sociale”, u shpreh Aliu.


Ai shtoi se shteti duhet t’i informojë qytetarët për mënyrën se si duhet të përdoren dhe në cilën mënyrë këto rrjete sociale.

“Për fat të keq, këto rrjete sociale janë të lehta për t’u përdorur, por nga ana tjetër nëse nuk jeni të informuar mirë mund të ndodhin edhe keqpërdorime”, u shpreh Aliu./Telegrafi/