LAJMI I FUNDIT:

Rama flet pas operacionit: Faleminderit nga zemra kujtdo që është interesuar për shëndetin tim

Rama flet pas operacionit: Faleminderit nga zemra kujtdo që është interesuar për shëndetin tim
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për herë të parë pas ndërhyrjes kirurgjikal për heqjen e apendicitit, që iu nënshtrua mëngjesin e ditës së hënë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.

Rama doli nga spitali sot në mëngjes dhe pritet të pushojë edhe 2-3 ditë në shtëpi.

Në një postim në Facebook, kryeministri ka shprehur falënderimin e tij për ata që u interesuan për shëndetin e tij.


Del nga spitali kryeministri Rama, u operua një ditë më parë nga apendiciti
Lexo po ashtu Del nga spitali kryeministri Rama, u operua një ditë më parë nga apendiciti

“Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim. Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre”, shkruan Rama.

“Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju dua shumë, Edi”, e mbyll postimin kryeministri.

Kryeministri Rama shkoi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në spital pasi vuante nga apendiciti akut, të cilin, sipas mjekut Arben Gjata e hoqi me laparoskopi. /Telegrafi/