LAJMI I FUNDIT:

Gjimnazi Cambridge ka vendosur standarde të reja në fushën e edukimit me infrastrukturë të avancuar të shkollimit

Gjimnazi Cambridge ka vendosur standarde të reja në fushën e edukimit me infrastrukturë të avancuar të shkollimit

Jemi të lumtur që ju prezantojmë objektin e shkollës “Gjimnazi Cambridge”, i cili gjendet në dalje të Prishtinës. Kjo shkollë ofron të gjtha nivelet e shkollimit, duke filluar nga niveli parafillor, fillor, niveli i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë.

Teksa hyni në ndërtesë, do të vini re arkitekturën dhe dizajnin mbresëlënës të shkollës  që ofron një mjedis mikëpritës dhe të sigurtë për nxënësit, stafin dhe vizitorët. Holli i shkollës është një hapësirë madhështore e krijuar për qëndrimin mes pauzave të shkurtra për nxënësit.


Përveç klasëve moderne të mësimit, në kuadër të objektit shkollor gjendet biblioteka, qendra e mësimit aktiv, laboratori i informatikës dhe robotikës, klasa e muzikës, klasa e artit figurativ, salla e brendshme e gjimnastikës dhe terreni i jashtëm sportiv. Në zonën STEM janë të vendosura laboratorët e lëndëve shkencore: biologji, kimi dhe fizikë. Këto lëndë ligjërohen në gjuhen angleze dhe me libra të Cambridge Press.

Biblioteka e shkollës është qendra e të mësuarit, e cila ju ofron nxënësve qasje në një koleksion të gjerë burimesh arsimore. Ndërsa, Qendra e Mësimit Aktiv është një hapësirë tjetër krijuese dhe interaktive brenda bibliotekës ku nxënësit mund të hulumtojnë koncepte dhe ide të reja në një mënyrë argëtuese dhe efektive.

Laboratori i Informatikës dhe Robotikës është hapësira e shkollës e cila u jep nxënësve mundësi unike për të gjurmaur thellë në botën e teknologjisë dhe inovacionit. Nxënësit e Gjimnazit Cambridge mësojnë rreth programimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke u përgatitur kështu për botën me ritme të shpejta teknologjike të së ardhmes. Duke filluar nga klasa parafillore, të gjithë nxënësit e shkollës njihen me konceptet e teknologjisë bashkëkohore.

Klasa e Artit Figurativ dhe klasa e muzikës janë hapësira krijuese, që u ofrojnë nxënësve një platformë për të zbuluar talentet dhe pasionet e tyre artistike.

Laboratorët shkencorë janë burimi thelbësor për nxënësit e interesuar për botën e shkencave të natyrës. Në laboratore mbahen të gjitha orët mësimore dhe mësimet teorike zhvillohen në praktikë. Ndërsa, dhoma e mjekut u ofron nxënësve qasje në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Krejt në fund kantina e ushqimit është një hapësirë ku nxënësit ushqehen shëndetshëm dhe me gatime të freskëta të cilat përgatiten nga shefat profesionistë të kuzhinës, sipas mënysë së përgatitur nga nutricionistja e shkollës.

Për të përjetuar vetë ndërtesën e re të Gjimnazit Cambridge në Prishtinë, shikoni shëtitjen virtuale dhe shijoni ambientet e shkollës. Kështu do ta zbuloni pse Gjimnazi Cambridge është zgjedhja më e mirë  për shkollimin e fëmijëve tuaj.

Për më shumë informacione kontaktoni:

E-mail: info@kcg-ks.com

Tel: +383 48 153 153

Web: www.prishtina.kcg-ks.com

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kalo në kategori