LAJMI I FUNDIT:

Rrugë e gjatë për Kosovën, BE la kosovarët 12 vjet pa viza – Serbia i mori ato për dy vjet

Rrugë e gjatë për Kosovën, BE la kosovarët 12 vjet pa viza – Serbia i mori ato për dy vjet
Foto: Ilustrim

Për më shumë se 12 vjet, Bashkimi Evropian ka lënë peng institucionet kosovare sa i përket çështjes se vizave, duke vendosur kështu kritere të shumta në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë lirshëm.

Përkundër plotësimit të kritereve, zvarritja e këtij procesi ndodhi për më shumë se 12 vjet.

Krahasuar me shtetet tjera të Ballkanit, Kosovës iu deshtën më së shumti vite që një proces i tillë të finalizohet, transmeton Telegrafi.


Sipas disa të dhënave të publikuar nga Instituti EPIK, Kosova ka pritur 12 vjet, duke u bërë kështu vendi që më së shumti ka pritur që të marrë dritën jeshile për të udhëtuar pa viza.

Ndërsa, shtete tjera si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, për vetëm dy vjet kanë marrë liberalizimin e vizave.

Dy dekada të izoluar, politikanë e analistë thonë se Parlamenti Evropian pritet t’i jap fund vonesës me viza
Lexo po ashtu Dy dekada të izoluar, politikanë e analistë thonë se Parlamenti Evropian pritet t’i jap fund vonesës me viza

Ndërkohë, sot në Parlamentin Evropian pritet të votohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Politikanë dhe analistë janë shprehur optimist që ky proces do të merr fund, dhe se shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë nga janari 2024 lirshëm pa viza.

Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

Një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori