LAJMI I FUNDIT:

Dy dekada të izoluar, politikanë e analistë thonë se Parlamenti Evropian pritet t’i jap fund vonesës me viza

Dy dekada të izoluar, politikanë e analistë thonë se Parlamenti Evropian pritet t’i jap fund vonesës me viza

Pas më shumë se dy dekadave të izoluar, maltretime të shumta nëpër ambasada, e refuzime të shpeshta për tu pajisur me një vizë, qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza nga janari i vitit 2024.

Parlamenti Evropian pritet që sot t’i jap fund procesit të stërzgjatur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me votimin që pritet të ndodhë në ora 12:00


Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se presin që Parlamenti Evropian t’i jap fund vonesës me viza.

“Jam shumë optimiste se sot Parlamenti Evropian do t’i jap fund vonesës së padrejtë për heqjen e vizave për qytetarët e vendit tonë. Ani se ishte konfirmuar edhe më herët se si vend i kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për lëvizje të lirë, çuditërisht kjo nuk kishte ndodhur deri më tani”, është shprehur ajo.

Krasniqi po ashtu ka akuzuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për vonesat që kanë ndodhur në këtë proces.

“Ndonëse vlen të theksohet se një prej shkaqeve për të cilat është stërzgjatur ky proces është edhe për fajin e partisë që tani është në pushtet, e cila duke kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ia humbi një shans historik vendit për heqjen e regjimit të vizave”, theksoi ajo.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, theksoi tutje se si LDK kanë qenë të angazhuar për këtë çështje.

“Ne si LDK por edhe unë përmes Komisionit Evropian, duke shfrytëzuar takimet dhe kontaktet tona me aleatët ndërkombëtar, jemi angazhuar shumë që kjo çështje të përfundojë sa më shpejtë”, theksoi ajo.

Mes tjerash, ajo shtoi se qytetarët e Kosovës nga janari i vitit 2024 do të lëvizin pa viza.

“Tani për sa i përket hapave, pas votimit të sotëm në seancën plenare të Parlamentit Evropian, do të bëhet ceremonia e nënshkrimit, pastaj si hap i radhës do të jetë publikimi i rregullores 2018/1806 në Gazetën Zyrtare të BE-së, ku hyrja në fuqi do të bëhet 20 ditë pas publikimit, ndërkaq lëvizja pa viza do të bëhet nga 1 janari i vitit 2024”, tha ndër tjera ajo.

Edhe analisti politik, Artan Demahasaj në një prononcim për Telegrafin u shpreh optimist që qytetarët e Kosovës do të gëzojnë lirinë e lëvizjes nga 1 janari 2024.

“Ky proces mendoj që tashmë është i përfunduar dhe formalisht pritet votimi nga ana e parlamentit. Problem ka qenë në fillim derisa është bind Këshilli dhe normalisht shtetet individuale me pranu dhe votu këtë proces. Tash mendoj që gjithçka është kryer dhe është vetëm proces formal. Gjasat janë maksimale që nga data 1 janar të vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza”, potencoi ai.

Analisti politik, Artan Demhasaj

Ndryshe, institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

Një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori