LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e Ramës pas ndërhyrjes kirurgjikale, flet mjeku i QSUT-së

Gjendja e Ramës pas ndërhyrjes kirurgjikale, flet mjeku i QSUT-së

Shefi i shërbimit të kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), Arben Gjata ka dalë në një konferencë për mediat ku foli rreth gjendjes shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, i cili në orët e para të mëngjesit iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendicitit.

Gjata tha për mediat se ndërhyrja është kryer me laparoskopi rreth orës 02:00, ndërkohë që gjendja shëndetësore e kreut të qeverisë është e mirë.

Ai u shpreh se gjendja e kryeministrit është e stabilizuar dhe brenda 24 orëve mund të dalë nga spitali, ndërsa pritet të rikuperohet brenda 2-3 ditësh.


“Operacioni u krye me laparoskopi. Është intervenuar rreth orës 02:00. Operacioni shkoi mirë, nuk ka temperatura dhe sot do të fillojë dhe të ushqehet. Nesër besoj se duhet të dalë nga spitali. Me laparoskopi koha e rikuperimit është shumë e shpejtë, brenda 2-3 ditësh. Kryeministri nuk duhet të tregojë ndonjë kujdes të shtuar. Ai mund të ecë që sot. Kryeministri komunikon normalisht dhe është i qetë”, tha Gjata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Lajme
MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Lajme
​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

Arsim
Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Lajme
Kalo në kategori