Gazetarja dhe aktivistja Zhaklina Lekatari ka folur për kritikat dhe dhunimin sistematik që ajo ka ndjerë, jo vetëm nga komentet e shumta online referuar materialeve që publikon në blogun e saj, por edhe nga ish-partneri i saj gjatë një lidhje një vjeçare.
“Ka qenë një marrëdhënie personale në të cilën unë jam ndjerë e dhunuar dhe kam qenë e dhunuar. Dhe duke marrë parasysh që kjo ngjarje apo kjo histori personale ka qenë shumë e shkurtër, ka zgjatur shumë pak, as një vit por ishte shumë intensive. Unë në atë moshë mendoja që unë isha një grua e fortë, isha feministe, i kisha kuptuar disa gjëra nga jeta, u gjeta totalisht e papërgatitur në atë dhunë. Dhe kuptova që unë nuk isha e fortë sa duhet”- tha Lekatari për emisionin “S’e luan Topi”.
Pjesë nga biseda:
Zhaklina: Unë jam dhunuar sistematikisht. Jam dhunuar kur nuk jam respektuar në radhë, jam dhunuar kur nuk është respektuar opinion im, jam dhunuar kur nuk është respektuar prezenca ime në punë, jam dhunuar kur fjala ime nuk ka peshë sepse është fjala e një gruaje. Jam dhunuar në këtë vend. Vazhdoj e dhunohem. Nuk mund të them se nuk jam dhunuar sepse dal në televizor. Jo, nuk është e vërtetë. Komentet që unë marrë janë e gjitha dhunë verbale.
View this post on Instagram
Unë nuk mund të them se unë këtë e nisa sepse pata një eksperiencë dhune kur unë isha 20-vjeç. Jo, unë përditë e përjetojë këtë gjë. Dhe nuk kam për të ndalur përballë saj.
Erjona: Nëse nuk gaboj, sepse e ke thënë edhe në një fushatë publike kundër dhunës….
Zhaklina: Nuk ka qenë një fushatë, ka qenë një projekt i shkurtër në të cilën disa gra që kanë qenë të dhunuara dhe ja kanë dalë tregonin mbi historikun e tyre. Dhe unë kam treguar një copëz nga eksperienca ime, nga historia ime personale. Ka qenë një marrëdhënie personale në të cilën unë jam ndjerë e dhunuar dhe kam qenë e dhunuar. Dhe duke marrë parasysh që kjo ngjarje apo kjo histori personale ka qenë shumë e shkurtër, ka zgjatur shumë pak, as një vit por ishte shumë intensive. Unë në atë moshë mendoja që unë isha një grua e fortë, isha feministe, i kisha kuptuar disa gjëra nga jeta, u gjeta totalisht e papërgatitur në atë dhunë. Dhe kuptova që unë nuk isha e fortë sa duhet, nuk isha feministe sa duhet, nuk kisha edukimin e duhur për të mbrojtur veten dhe kisha marrë disa vendime për aq sa dija, por ajo dija ime ishte e pamjaftueshme që unë të mbroja veten dhe të jetoja mirë.
Kështu që unë kuptova se nëse dikush në fëmijëri do të më kishte mësuar të doja veten, të respektoja veten, t’i thoja vetes “po” dhe jo “jo” për t’i thënë partnerit “po”, unë do të kisha marrë vendime më të mira për jetën time dhe veten time. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërse Shakira nuk është martuar akoma me të dashurin dhe babanë e fëmijëve të saj, Gerard Pique?
Brenda rezidencës luksoze të Shakiras në Miami ku ajo po jeton pas ndarjes nga Pique dhe zhvendosjes nga Barcelona
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet