Për 3 dekada pas rënies së komunizmit, ideja më e zakonshme për të hapur një biznes kishte të bënte me kafenetë dhe marketet me shumicë e pakicë. Aq sa me gati 19 mijë bare dhe restorante, Shqipëria të kthehej në vendin numër një në botë për lokale për frymë.
Megjithatë, një trend i nisur gjatë pandemisë dhe që po vazhdon edhe sot, tregon se sipërmarrësit shqiptarë po i largohen këtyre bizneseve që sillnin pak të ardhura, për t’u orientuar në biznese të reja dhe më të veçanta, kryesisht në fushën e shërbimeve.
Vetëm në kryeqytet, numërohen 22,613 njësi shërbimi në fillim të këtij viti, me rritjen më të fortë krahasuar me të gjitha kategoritë e tjera.
Këtu përfshihen agjencitë e udhëtimit, agjencitë imobiliare, palestrat, lavanteritë, kurset e ndryshme, shërbimet e riparimit, e shumë të tjera.
Ndërsa nga ana tjetër, bizneset e reja të regjistruara në kategorinë e shitjeve me pakicë, ku klasifikohen pikërisht lokalet dhe marketet, në vitin 2022 shënuan numrin më të ulët prej së paku një dekade, me më pak se 2 mijë NIPT-e të reja.
Në vitin 2016, kjo shifër ishte madje mbi 5200 biznese të këtij lloji.
Përgjatë këtyre viteve të fundit, kryeqyteti numër po ashtu më shumë subjekte ndërtimi, më shumë profesionistë të lirë si dentistët dhe noterët, më shumë biznese në fushën e transportit, ndërsa ka arritur të mbajë konstant numrin e njësive të prodhimit, ku përfshihen mobileritë, furrat e bukës, pastiçeritë, etj.
Sipas të dhënave të Eurostat, modeli i biznesit që Shqipëria ndiqte deri dje prodhonte më pak të ardhura për punonjës, se kudo në Europë, diçka që në gjuhën ekonomike quhet produktiviteti i ulët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'