LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, zbulohen detaje të reja rreth dhunimit të 28 vjeçares

Tiranë, zbulohen detaje të reja rreth dhunimit të 28 vjeçares

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Tiranë, ku një 28 vjeçare është dhunuar barbarisht nga bashkëjetuesi Gleard Gusholli. Efektivët e Komisariatir nr. 2 në kryeqytet janë njoftuar pak pas mesnatës së të shtunës për një vajzë që ishte dërguar me shenja dhune në një klinikë afër komisariatit.

ABC News raporton se e  reja ishte çuar aty nga dy vajza të tjera. Më pas është transportuar në Spitalin e Traumës pasi ka qenë në gjendje të rëndë, e rrahur, e goditur dhe e gjakosur në të gjithë trupin.

Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë. Brenda banesës policia ka gjetur edhe një këmbë karrige me të cilën dyshohet se ka dhunuar barbarisht vajzën.


Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë. Vajza mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën./abcnews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Lajme
MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Lajme
​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

Arsim
Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Lajme
Kalo në kategori