LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira e fundit 58-vjeçares që dyshohet se u vra nga djali i saj në Pejë

I jepet lamtumira e fundit 58-vjeçares që dyshohet se u vra nga djali i saj në Pejë

Familjarë, miq e të afërm janë mbledhur të shtunën në varrezat e qytetit në Pejë për t’i dhënë lamtumirën e fundit 58-vjeçares, H.B.H, e cila dyshohet se u vra një ditë më parë nga djali i saj.

Ceremonia mortore u krye me rite fetare, ndërsa në varrim foli kryeimami i Pejës, Enes Goga.


Avokati tregon se çka i tha i dyshuari për vrasjen e nënës së tij, kërkon që t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik
Lexo po ashtu Avokati tregon se çka i tha i dyshuari për vrasjen e nënës së tij, kërkon që t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

“Kjo është vrasje për tërë qytetin. Familja Hyseni ka nevojë për mbështetjen tonë sa më të afërt morale. Krejt qyteti jemi me ta dhe pranë tyre”, tha Goga, derisa bëri të ditur se e pamja do zhvillohet pas iftarit në familjen Hyseni, në shtëpinë e të ndjerës në lagjen Kapeshnicë.

Ndryshe, rasti tragjik ka ndodhur të premten mbrëma në rrugën “Mbreti Zog”.

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se të dyshuarit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi ka konstatuar se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar.

Sipas gjykatës, i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori