U akuzua se punon me porosi, gazetari Sabrioski: Populli të vërtetojë punën time
Sunai Sabrioskin sot e takuam në treg, nuk ishte aty për të parë çmimet e pemëve dhe perimeve, por në ditën e tij të lirë duke bërë pazar.
Ditë më parë gazetari Sunai Sabrioski ishte shënjestër e një artikulli të Ljubomir Kostovskit, i cili ishte publikuar në portalin Civil Media. Sipas këtij artikulli, gazetari Sunai Sabrioski është gazetar që punon me porosi. Rreth kësaj çështjeje Sunaj na dha edhe përgjigjen.
“Do ia le popullit që të vërtetojë a jam gazetar që punon me porosi apo jo, në kontekst me këtë situatë ku drejtpërdrejtë bëhet sulm ndaj gazetarëve, ka një kontekst më të gjerë, t’i lëmë anash kostumet e mia të shtrenjta të cilat përmendën, i gjithë konteksti kur të shihet Vasko Evtov, Stojmenov dhe përmenden edhe shumë tjerë, dhe ja publikisht e pyes autorin e tekstit, me çfarë koleget tjerë të mediumeve tjera e meritojnë një etiketë të tillë duke përfshirë edhe mediumin ku unë punoj. (0:01:10) Unë nuk e shoh si sulm vetëm ndaj meje e shoh si sulm ndaj gazetarëve dhe përsëri e pyes zotërinë nëse nuk i anketoj qytetaret kënd të anketoj Dimitar Kovaçevskin”, tha gazetari Sabrioski.
Ne këtë artikull gazetari Sunai u komentua edhe për stilin e tij të veshjes, ku thuhet se galeria e tij me kostume të shtrenjta ka rolin specifik dhe ndihmon të ndryshojë temë – nga çështja e çmimeve të reja në tregje pas vendimit të qeverisë për ngrirjen e tyre, ai kalon me qytetarët e tij të “anketuar” në temën e zyrtarëve që rritën rroga, shkruan në këtë artikull, e kjo pjese nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale nga gazetaret tjerë që përkrahen gazetarin Sunai Sabrioskit.
“Njerëzit që merren me kritikë mode e dinë mirë se sa kushtojnë, vërtet është e pa shije të flitet për mënyrën time të veshjes dhe pamjen fizike, mund të kritikohet puna ime e për atë se si unë dukem dhe si vishem mendoj se nuk është subjekt në interes sepse nuk merrem me Showbiz me Jetset atë ua le njerëzve si Caci Pakovska ta komentojnë”, deklaroi Sunai Sabrioski.
Për këtë artikull doli me reagim edhe shoqata e gazetarëve te RMV ku nder tjerat kërkohet që t’i kërkohet falje publike kolegut Sabrioski për nënçmimin e publikuar në Civil Media.
“SHGM dënon qëndrimin përçmues dhe sulmin ndaj gazetarëve në baza personale në postimin Civil Media me titull: “Mediat në litar të shkurtër me qendra të gënjeshtrës”. Në kolumnë, autori i tekstit, Ljubomir Kostovski, komenton në mënyrë të pahijshme pamjen fizike dhe stilin e veshjes së gazetarit të TV24, Sunai Sabrioski, dhe në të njëjtën kohë bën përpjekje për ta diskredituar atë dhe median ku ai punon. Publikimi i kësaj përmbajtjeje për kolegun Sabrioski, por edhe përdorimi i këtij fjalori ndaj çdo media, mund të nxisë gjuhën e urrejtjes nga palët e treta. Urrejtja mund të kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e gazetarëve dhe individëve të tjerë, që do të thotë se përveç autorëve, përgjegjësi penale kanë edhe ata që nxisin aktet e urrejtjes. Prandaj, ftojmë autorin e tekstit Ljubomir Kostovski dhe redaktorin e medias online Civil Media t’i kërkojnë falje publike kolegut të TV24 Sunai Sabrioski“, thuhet në reagimin e SHGM-së.
Nga SHGM po ashtu theksojnë se liria e shprehjes duhet të promovohet si një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut, por në të njëjtën kohë është e nevojshme të dihet se realizimi i këtyre lirive përfshin detyrime dhe përgjegjësi. E drejta për kritikë publike është e padiskutueshme, por kritika ndaj pamjes fizike apo stilit është jashtëzakonisht nënçmuese dhe e vrazhdë./KlanMacedonia
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se ‘do të marrë hak’
Nikolloski: Objekti i Postës ishte planifikuar për një restorant nga udhëheqësia e mëparshme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët