LAJMI I FUNDIT:

Vrasje e rëndë në Pejë, dyshohet se djali ia mori jetën nënës së tij

Vrasje e rëndë në Pejë, dyshohet se djali ia mori jetën nënës së tij
Vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Pejë (Foto: Adnan Nani Hysenaj)

Një vrasje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se një person ka privuar nga jeta nënën e tij.

Vrasjen e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.


Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku dyshohet se djali vrau nënë e tij
Lexo po ashtu Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku dyshohet se djali vrau nënë e tij

Po ashtu, Rugova ka thënë se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar ai./Telegrafi/