LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kërkime të përbashkëta shkencore

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kërkime të përbashkëta shkencore

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për kërkime dhe avancime të përbashkëta shkencore.

Përmes këtij dokumenti do të mbështeten 16 projekte të studiuesve dhe kërkuesve nga të dy anët e kufirit.

Thirrja pritet të hapet deri në fund të këtij muaji, ndërsa vlera e financimit arrin në 20 mijë euro për secilin projekt.


Firma është vënë në Prishtinë nga dy ministret e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi.

Nagavci ka thënë se kanë përcaktuar edhe fushat prioritare që janë shkencat humane albanologjike, burimet natyrore, shëndetet, ndryshimet klimatike dhe tema të tjera që sipas saj janë në interes për dy vendet.

“Me marrëveshjen e sotme po e zgjerojmë hapësirën e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona duke e rritur numrin e projekteve fituese, po planifikojmë të mbështesim gjithsej 16 projekte të përbashkëta në mes të studiuesve dhe kërkueseve nga Kosova dhe Shqipëria të cilët do të mbështetën secili projekt në vlerën me 20 mijë euro dhe do të jenë projekte që do të zgjasin për dy vite. Synimi i kësaj është të specifikojmë edhe disiplinat shkencore në mënyrë që përveç se të japim përkrahje për studiuesit dhe kërkuesit tanë të dy vendet të kemi edhe studime të cilat do të na ndihmojnë edhe neve në vendimmarrje dhe në politikat tona”, ka thënë Nagavci.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evi Kushi ka thënë se projekte të tilla do t’i ndihmojnë kërkuesit dhe studiuesit nga të dy vendet.

“Kam shumë besim që këto projekte do të ndihmojnë për t’i dhënë një zë të fuqishëm kërkuesve tanë, studiuesve tanë, në përgjigje të problematikave që shqetësojnë shoqërinë tonë, por mbi të gjitha do jenë një mundësi shumë e mirë për të intensifikuar bashkëpunimin mes kërkuesve tanë, shkencëtareve tanë por edhe midis universiteteve tona apo në mes të qendrave tona kërkimore apo shkencore. Sepse në Shqipëri prioritetin kryesor në arsimin e lartë e kemi ndërkombëtarizmin e universiteteve dhe shkëmbimet me universitetet më të mira edhe të kërkuesve tanë. Por ne nuk duhet të bëjmë këtë përpara intensifikimit të bashkëpunimit mes vetes”, ka thënë Kushi.

Ministret kanë ftuar shkencëtarët dhe hulumtuesit të aplikojnë në thirrjen që pritet të bëhet publike së shpejti. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori