LAJMI I FUNDIT:

Moratti beson se Interi mund t’i shkojë deri në fund Ligës së Kampionëve

Moratti beson se Interi mund t’i shkojë deri në fund Ligës së Kampionëve

Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti, beson se Nerazzurrët mund të shkojnë deri në fund në Ligën e Kampionëve nëse ata e përfundojnë punën kundër Benficas në ndeshjen e dytë çerekfinale.

Skuadra jashtë formës e Simone Inzaghit i dha vetes një avantazh të madh duke shkuar në ndeshjen e dytë të javës së ardhshme në San Siro pasi Nicolo Barella dhe Romelu Lukaku siguruan që Interi të largohej nga Lisbona me dy gola epërsi.


Interi tërhoqi lavdërime të mëdha për paraqitjen e tyre në Estadio da Luz, pavarësisht se ka kaluar gjashtë ndeshje pa fitore në të gjitha garat.

Nga Man City te Interi dhe Real Madridi – Opta zbulon gjasat e klubeve për të siguruar finalen dhe për ta fituar Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Nga Man City te Interi dhe Real Madridi – Opta zbulon gjasat e klubeve për të siguruar finalen dhe për ta fituar Ligën e Kampionëve

Nëse Nerazzurrët e kalojnë klubin portugez, ata do të takohen me Milanin ose Napoli në gjysmëfinale, gjë që do të garantonte një skuadër italiane në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që kur Juventusi humbi ndaj Real Madridit në Cardiff në 2017.

“Kjo ndeshja kundër Benficas ishte një pengesë shumë e rëndësishme për t’u kapërcyer, puna nuk ka përfunduar plotësisht, por një 50 për qind i mirë është bërë nëse jo edhe më shumë”, ka thënë fillimisht Moratti për 90min.com.

“Dhe duhet të them se kjo e vendos atë në një pozicion për të kaluar në raundin dhe për të takuar një ekip që e njeh duke qenë se është një nga dy italianët. Pas kësaj, mbetet vetëm finalja”, përfundoi ish-presidenti i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori