LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Selatin Vokrri, ish-trajneri i njohur në Kosovë

Ndërron jetë Selatin Vokrri, ish-trajneri i njohur në Kosovë

Mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë ish-trajneri i njohur kosovar, Selatin Vokrri.

Ai ishte një personalitet i jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, që dha kontribut të pashoqë si futbollist e si trajner dhe që shërbeu si burim i pasur i njohurive dhe ideve në fushën e futbollit dhe edukimit sportiv të të rinjve.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Vokrri.


E nderuar Familje Vokrri!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, ish-futbollistit, trajnerit dhe pedagogut të dalluar Selatin Vokrri.

Ai ishte një personalitet i jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, që dha kontribut të pashoqë si futbollist e si trajner dhe që shërbeu si burim i pasur i njohurive dhe ideve në fushën e futbollit dhe edukimit sportiv të të rinjve.

Kontributi i tij në futbollin e Kosovës do të mbetet i paharrueshëm, veçanërisht në kohën e okupimit serb, ku ai ishte një udhëheqës i fortë e i guximshëm, duke frymëzuar rininë llapjane të vazhdojë të luajë futboll në kushte të vështira dhe po thuajse të pamundura.

Ai do të mbahet gjallë në kujtesën e njerëzve si një personalitet i ndritur, me vlera të larta atdhetare e sportive, por edhe si i afërt dhe i dashur për të gjithë.

Federata e Futbollit të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që ishin afër tij gjatë gjithë jetës së tij sportive.

Selatin Vokrri do të mbetet shembull frymëzues për brezat e rinj, derisa kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë.

I lehtë  i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Federata e Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Juventusi po tenton të largojë dy lojtarët e fundit në Arabi ose Turqi - trajneri Motta nuk i preferon

Juventusi po tenton të largojë dy lojtarët e fundit në Arabi ose Turqi - trajneri Motta nuk i preferon

Serie A
Transferimi 30 milionësh i Real Madridit largohet nga klubi në ditën e fundit të afatit kalimtar

Transferimi 30 milionësh i Real Madridit largohet nga klubi në ditën e fundit të afatit kalimtar

La Liga
Kalo në kategori