Një hipopotam që pasardhës i kafshëve që u importuan në mënyrë ilegale në Kolumbi nga bosi i ndjerë i drogës Pablo Escobar, ka ngordhur nga një aksident me veturë kanë raportuar mediat vendase.
Siç ishte raportuar nga Associated Press, autoritetet kolumbiane të ambientit njoftuat se hipopotami kishte ngordhur menjëherë pasi ishte goditur nga një SUV, që ishte duke udhëtuar në një autostradë nga Bogota në Medelin.
Pavarësisht faktit se pesha e një hipopotami të rritur është 2 ton – përafërsisht peshës së njëjtë të një SUV-i të madh – raportohet se pasagjerët e veturës kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.
Përderisa hipopotamet janë kafshë vendase të Afrikës, bosi i drogës Pablo Escobar kishte marrë një grup të gjitarëve në Kolumbi gjatë viteve 1980 – duke i vendosur ato në një kopsht zoologjik privat në pronën e tij “Hacienda Napoles”.
Pas vdekjes së Escobar në një shkëmbim zjarri me autoritetet kolumbiane në vitin 1993, “hipopotamet e kokainës” mbeten duke u kujdesur për vete, eventualisht edhe duke u arratisur nga rrethoja e tyre, pas të cilës arratisje ata filluan të shtoheshin.
Sipas AP, qeveria kolumbiane këta hipopotamë vitin e kaluar i kishte deklaruar si kafshë territoriale – me “mbi 100” hipopotamë të cilët tani enden rreth Kolumbisë pa asnjë grabitqar natyror ose pa kontroll të popullatës, por që zyrtarët e ambientit pretendojnë se kjo shifër shkon deri në 400 sosh.. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista
Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!
Archer Aviation planifikon të ndërtojë 250 taksi ajrore në vitin 2025
Michelin vjen me goma "pa ajër"
Ferrari do të tërheqë më shumë se 2,000 makina nga Kina
ChatGPT po vjen edhe për vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron