LAJMI I FUNDIT:

Banorët nga Malisheva e Klina protestojnë para Qeverisë kundër devijimit të autostradës Prishtinë-Pejë

Banorët nga Malisheva e Klina protestojnë para Qeverisë kundër devijimit të autostradës Prishtinë-Pejë

Qytetarët nga Komuna e Malishevës dhe ajo e Klinës kanë protestuar të enjten para Qeverisë, kundër devijimit të autostradës Prishtinë-Pejë.

Kërkesa e këtyre banorëve, kryesisht të fshatrave Stapanicë, Rixhevë e Gllarevë, kanë dalë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për devijimin te segmenti Kijevë-Dollc.

Ndërkaq, disa nga përfaqësuesit e protestës, janë pritur në qeveri nga sekretari i Zyrës së Kryeministrit, Arben Krasniqi për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.


Mirëpo, të njëjtit pas këtij takimi deklaruan që sekretari nuk ishte në dijeni për këtë problem, dhe pas kësaj i ka adresuar për një takim me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Një nga organizatorët e kësaj proteste, Sheremet Pantina tha nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga sekretari nëse kryeministri Albin Kurti i ka shqyrtuar kërkesat e tyre për kundërshtimin e devijimit të rrugës.

“Ne ishim pesë përfaqësues te kësaj proteste tek sekretari i kryeministrit, Arben Krasniqi. Biseduam me të, mirëpo është një çudi e veçantë që sekretari nuk ka njohuri për punën që kemi ardhur na dhe për rrugën ka do të shkojë. Disa kërkesa që janë bërë më herët i ka dërguar tek kryeministri dhe nuk ka përgjigje nëse i ka marrë për shqyrtim ose jo. Na beri një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe po shkojmë atje që të na tregojnë detaje për rrugën ka do të shkojë. Pasi ne insistuam të kemi takim me atë që e njohin problemin dhe na mundësuan”, tha Pantina.

Ardian Zogaj, përfaqësues i bizneseve në atë anë, thotë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre nuk do të ndalen së protestuari.

“Jemi dalë kundër devijimit të rrugës, sepse na kanë premtuar se nuk do të ketë devijim. Kemi dërguar ankesa para dy jave e përditë, por nuk i merr askush parasysh. Nëse nuk merren parasysh këto, ne do të vazhdojmë me protesta në fshat çdo ditë, derisa të bëhet diçka”, tha Zogaj.

Fadil Morina, banor nga fshati Rixhevë thotë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, nuk mbetet zgjidhje tjetër veçse ta braktisë Kosovën.

“Kemi dalë këtu për devijimin e rrugës, kalon tre apo katër fshatra dhe i merr tokat e punës dhe na mbyll bizneset. Si punëtor nuk e di ka të ja mbaj nëse mbyllen këto biznese, jo që nuk kam ku të shkoj por kam bërë disa vjet dhe nuk kam ku të shkoj diku tjetër, pasi punoj tek disa të afërm. Nëse nuk merren parasysh, e kam qit një djalë 6 mijë euro e më pas edhe vet e kam nijet me dalë”, tha Morina.

Banori, Isuf Morina thotë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, me të gjitha mundësitë që kanë do e bllokojnë rrugën.

“Arsyeja pse kemi ardhur të protestojmë është devijimi i rrugës. Kemi dalë në protesta që tre apo katër herë, kemi dorëzuar peticion dhe dokumentet që na kanë kërkuar në ministrinë përkatëse. Para dhjetë ditëve kemi ardhur të dorëzojmë një kërkesë tek kryeministri dhe na ka prit sekretari i tij dhe na ka thënë se do të na njoftojnë ose do të na thërrasin, mirëpo nuk ka pas kurrfarë lajmërimi. Nëse edhe këtë herë nuk merren parasysh kërkesat tona, prej Gjergjoviku deri në Stapanicë do ta bllokojmë rrugën, tjetër zgjidhje nuk ka mbetet neve”, theksoi ai.

Edhe qytetari, Zenel Balaj ka shprehur pakënaqësi në lidhje me devijimin e rrugës. Sipas tij, nuk ka mbetur asgjë tjetër për rininë veçse ta lëshojë Kosovën.

“Donë me na marr tokën e bukës e me na mbyll, na veç kem me lëshua Kosovën se nuk e dimë ku të shkojmë. Bizneset që janë t’u punua, rinia, ata duhet ta ndërprenë atë punë dhe ta kapin strajcën të dalin jashtë. Ne po themi që rinia të qëndrojnë e të punojnë këtu, por po na mbyllni. Ata që e kanë bërë atë projekt, është fajtor i madh, sepse rruga kryesore që ka qenë është e paguar, tash pse të paguajë shteti arat edhe njëherë, nuk është nevoja. Nuk do të ndalemi deri të kryhet kjo”, tha Balaj. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori