LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një person pa shenja jete brenda objektit të Komunës së Prishtinës

Gjendet një person pa shenja jete brenda objektit të Komunës së Prishtinës

Një person është gjetur pa shenja jete brenda objektit të Komunës së Prishtinës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.


“Raportohet se ne objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. /Telegrafi/