LAJMI I FUNDIT:

Forcat speciale nga Perëndimi janë në terren në Ukrainë – thuhet në disa dokumente ‘të klasifikuara’ të zbuluara në internet

Forcat speciale nga Perëndimi janë në terren në Ukrainë – thuhet në disa dokumente ‘të klasifikuara’ të zbuluara në internet

Forcat speciale nga Perëndimi janë në terren në Ukrainë, sipas dokumenteve të klasifikuara të zbuluara në internet.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, kontigjenti më i madh është nga Britania (50), e ndjekur nga anëtarët e NATO-s si Letonia (17), Franca (15) dhe SHBA (14).

Është e paqartë se çfarë po bëjnë saktësisht forcat speciale, ku ndodhen apo nëse numri i tyre ka qenë vazhdimisht në këtë nivel.


Kush i publikoi dokumentet "top sekrete" amerikane për strategjinë e luftës në Ukrainë dhe pse?
Lexo po ashtu Kush i publikoi dokumentet "top sekrete" amerikane për strategjinë e luftës në Ukrainë dhe pse?

Megjithatë, zbulimi konfirmon atë që shumë kanë spekuluar që nga fillimi i luftës në shkurt.

Ndryshe një numër dokumentesh amerikane të shënuara si “tepër sekret” janë zbuluar kohët e fundit, duke përshkruar detaje në lidhje me luftën në Ukrainë dhe aleatët e saj perëndimorë.

Sidoqoftë, ato ende nuk janë verifikuar.

Reuters: Një dokument i zbuluar i inteligjencës amerikane pretendon se Serbia ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me armë
Lexo po ashtu Reuters: Një dokument i zbuluar i inteligjencës amerikane pretendon se Serbia ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me armë

Dhe të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte “një nivel serioz pasaktësie” në pretendimin që forcat e saj speciale ishin në terren në Ukrainë.

Sipas Euronews, pretendimi për prani të personelit ushtarak perëndimor në Ukrainë ka të ngjarë të shfrytëzohet nga Kremlini, i cili ka pretenduar vazhdimisht se Rusia është nën sulmin e NATO-s. /Telegrafi/