LAJMI I FUNDIT:

Jeta në Bakhmutin e rrethuar: Pamje dramatike që tregojnë trupat ukrainase duke zmbrapsur forcat ruse ndërsa raketat e Putinit godasin qytetin lindor

Jeta në Bakhmutin e rrethuar: Pamje dramatike që tregojnë trupat ukrainase duke zmbrapsur forcat ruse ndërsa raketat e Putinit godasin qytetin lindor

Një detashment i shërbimit kufitar ukrainas publikoi të martën disa pamje dramatike të trupave që zmbrapsnin forcat ruse ndërsa raketat e Vladimir Putinit vazhdojnë të godasin qytetin e rrethuar të Bakhmut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e ‘kamerave të trupit’ tregojnë ushtarët ukrainas duke lëshuar predha dhe duke qëlluar me pushkë në rrënojat e oborrit të një shtëpie të shkatërruar.


Luftimet në fushën e betejës më të rëndë dhe më të përgjakshme të luftës në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut në rajonin e Donetsk, janë krahasuar me ato të Luftës së Parë Botërore për shkak të viktimave masive të shkaktuara nga të dyja palët.

Gati 8,500 civilë konfirmohet se janë vrarë në pushtimin rus të Ukrainës, tha një organ i Kombeve të Bashkuara të martën, me mijëra vdekje të tjera të paverifikuara ende.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se kishte regjistruar 8,490 njerëz të vrarë dhe 14,244 të plagosur nga fillimi i agresionit më 24 shkurt të vitit të kaluar dhe 9 prillit të këtij viti.

Shumica e vdekjeve u regjistruan në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe nën sulmin e forcave ruse, duke përfshirë 3,927 njerëz në rajonet Donetsk dhe Luhansk, të cilat kanë qenë subjekt i luftimeve intensive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Serbia me bujë të madhe njoftoi se ka arrestuar një spiun kroat, por po del të jetë serb

Serbia me bujë të madhe njoftoi se ka arrestuar një spiun kroat, por po del të jetë serb

Serbia
Mongolia nuk i zbaton detyrimet ndërkombëtare - refuzon ta arrestojë Putinin

Mongolia nuk i zbaton detyrimet ndërkombëtare - refuzon ta arrestojë Putinin

Azia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Raketa ruse ia preu kokën ukrainases 14-vjeçe të ulur në park në Kharkiv, momenti kur e ëma e saj mëson lajmin e hidhur

Raketa ruse ia preu kokën ukrainases 14-vjeçe të ulur në park në Kharkiv, momenti kur e ëma e saj mëson lajmin e hidhur

Evropa
Hamasi mirëpret kritikat e Bidenit në llogari të Netanyahut

Hamasi mirëpret kritikat e Bidenit në llogari të Netanyahut

Azia
Kalo në kategori