LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara në Prishtinë

Dëmtohet këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara në Prishtinë

Është dëmtuar rëndë këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Organizata “YARL – Youth are the real leaders” e cila ka ndihmuar në jetësimin e këtyre hapësirave, është shprehur e shqetësuar me dëmtimin dhe vandalizimi i tyre.

Përmes një komunikate për media, nga kjo organizatë kanë thënë se hapësira publike urbane duhet kujdesur për diversitetin dhe duhet ndihmuar në artikulimin e integrimin e tjetrit/es në mënyrë që të marrë kuptimin e vërtetë.


“Në përpjekje për të përmbushur këto objektiva është zhvilluar raporti hulumtues e pastaj implementimi i këndit të lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara. E tërë kjo u bo në bashkëpunim me komunitetin e lagjes, ekspertë të fushës, profesionistë e studentë, institucione dhe organizata relevante. Por, pak kohë më vonë gjendja e këndit të lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara duket si në fotot më poshtë”, thuhet në reagimin e YARL.

“Duhet ditur se hapësira publike ka rëndësi të veçantë për shoqërinë si në aspektin e aktiviteteve fizike ashtu edhe në aspektin e socializimit e atij psikologjik. Në veçanti këndet e lodrave janë me rëndësi për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe përfshirjen apo interaksionin me tjetrin”.

Sipas tyre, dëmtimi hapësirës së përbashkët publike do të ketë efekt negativ si në aspektin fizik ashtu edhe psikologjik duke ndikuar negativisht në ndjenjën e përkatësisë si dhe në perceptimin e hapësirës publike nga komuniteti si hapësirë e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

“Megjithatë nuk duhet të dekurajohemi, pasi që ekzistojnë hapa që mund të ndërmerren nga institucionet lokale dhe organizatat që i trajtojnë çështjet e hapësirave publike. Institucionet duhet të ofrojnë edukim joformal për komunitetin rreth rëndësisë së hapësirës publike dhe këndeve të lojërave dhe pasojat e dëmtimit të tyre, të rritet niveli i sigurisë përmes ndriçimit, kamerave të sigurisë dhe të vihen para përgjegjësisë dëmtuesit/et”.

“YARL, përveç përfshirjes në vendimmarrje, në projektet e radhës do të përfshijë si aktivitet edhe edukimin e komunitetit mbi rëndësinë e hapësirës publike duke marrë për bazë rastin e fundit të vandalizmit tek këndi i lodrave për fëmijë me aftësi të kufizuara. Kujdesi ndaj hapësirës publike është faktor kyç për një shoqëri të shëndetshme, përveç faktit se kjo është dhe do të mbetet përgjegjësi kolektive”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori