LAJMI I FUNDIT:

Ajo çfarë i bëri Real Madridit, bën që Florentino Perez të bije në dashuri me Chukwuezen

Ajo çfarë i bëri Real Madridit, bën që Florentino Perez të bije në dashuri me Chukwuezen

Real Madridi është i fokusuar në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat këtë javë dhe humbja e tyre 3-2 ndaj Villarrealit të shtunën do të jetë lënë paskrahëve, por jo me lehtësi. Megjithatë, ishte një lojtar që i bëri përshtypje të madhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Pjesa më e madhe e fokusit në pasojat e ndeshjes ka qenë në incidentin mes Fede Valverde dhe Alex Baena, duke i grabitur në mënyrë tragjike spektaklin e krijuar nga Samu Chukwueze.


Anësori nigerian u përfshi në të tre golat për nëndetësen e verdhë, duke shënuar dy herë dhe duke u përfshirë në të tretin. Nacho Fernandez ka qenë mbrojtësi më i mirë i Real Madridit këtë sezon, përveç Eder Militao, por kishte vështirësi me Chukwueze.

Chukwueze ishte i papërmbajtshëm ndaj Real Madridit, ylli i Villarrealit shënoi dy supergola – Nacho ‘viktima’ e tij
Lexo po ashtu Chukwueze ishte i papërmbajtshëm ndaj Real Madridit, ylli i Villarrealit shënoi dy supergola – Nacho ‘viktima’ e tij

“Florentino e pëlqeu atë dhe në tunel ata folën për mundësinë e të pasurit Chukwuezen në skuadër”, zbuloi Pedro Pablo Parrado për Marca.

Parrado vazhdoi të theksoi se ai ka tërhequr interes nga Liga Premier në sezonet e fundit, së fundmi nga Evertoni. Chukëueze ka një marrëveshje deri në vitin 2024 me Nëndetësen e Verdhë dhe një klauzolë lirimi që bie këtë verë në 80 milionë euro. Megjithatë, nëse nuk mund të negociojnë një marrëveshje të re me Chukwueze përpara verës, kjo e bën shitjen një mundësi të veçantë.

Në këtë pikë, do të ishte e tepërt të flitej për çdo gjë përveç admirimit nga Real Madrid – pothuajse të gjithë e përfunduan ndeshjen të dashuruar me aftësinë e Chukwueze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori