KSHPK: Debat i gjerë publik për nëntë propozim-ligjet e ligjeve në lidhje me Korridoret 8 dhe 10 D dhe që të mos miratohen me procedurë të shkurtër
Është i nevojshëm debat i gjerë publik për nëntë propozim-ligjet e ligjeve në lidhje me Korridoret 8 dhe 10 D, me qëllim që të ulen rreziqet nga keqpërdorimet e mundshme, nga korrupsioni, si dhe nga zgjidhjet ligjore, zbatimi i të cilave do të krijojë probleme shtesë dhe për këtë ato nuk duhet të miratohen me procedurë të shkurtër, vlerëson Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
“KSHPK e vlerëson të nevojshme të vërë në dukje se në Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025, në sektorin e Sistemit Politik, si një nga problemet prioritare që duhet trajtuar, kalimi i një numri të madh të ligjeve në procedurë të shkurtuar pa arsyetim adekuat për këtë lloj procedure. Për këto arsye, në Strategjinë Nacionale theksohet se është e një rëndësie thelbësore që të sigurohet përdorimi racional i instrumentit për miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar në Kuvend dhe të ngrihet cilësia e procesit të miratimit të ligjeve përmes rregullimit më të detajuar të vlerësimit të ndikimit të rregullores”, thonë nga KSHPK.
Nga atje theksojnë se duhet të hetohet miratimi i paralajmëruar i ligjeve në procedurë të shkurtër për arsye se, siç thonë, me këtë dëmtohen postulatet themelore të shtetit juridik, rriten rreziqet nga korrupsioni dhe nuk lihet hapësirë për debat publik, ndërsa para së gjithash nuk lihet hapësirë për prononcimin e ekspertëve për përmbajtjen e dispozitave ligjore.
“Me ndryshimet e propozuara të ligjeve të cilat duhet të miratohen me procedurë të shkurtër preken disa fusha në mesin e të cilave edhe të drejtat e punëtorëve, e drejta e pronësisë, mbrojtja e mjedisit jetësor, etj. Nga aty, është i nevojshëm debat më i gjerë publik me qëllim që të ulen rreziqet nga keqpërdorimet e mundshme, rreziqet nga korrupsioni, si dhe rreziqet nga zgjidhjet ligjore zbatimi i të cilave do të krijojë probleme shtesë”, thonë nga KSHPK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje