LAJMI I FUNDIT:

Twitter e etiketon BBC-në si medium që financohet nga qeveria britanike

Twitter e etiketon BBC-në si medium që financohet nga qeveria britanike

Elon Musk e ka renditur BBC-në mesin e mediave “pjesërisht e njëanshme” pasi që transmetuesi ka kundërshtuar vendimin e etiketimit në Twitter si një “media e financuar nga qeveria”.

BBC kontaktoi Twitter-in pas vendosjes së etiketimit në llogarinë kryesore “@BBC”. Etiketimit lidhet me një faqe në qendrën e ndihmës së Twitter-it që thotë se “mediat e lidhura me shtetin” janë media ku qeveria “ushtron kontroll mbi përmbajtjen editoriale” në mënyra të ndryshme.

Në deklaratën e saj BBC shtoi: “BBC-ja është, dhe gjithmonë ka qenë e pavarur. Ne financohemi nga popullata britanike nëpërmjet tarifës së licencës”, raporton The Guardian, transmeton Telegrafi.


Që nga viti 1927, BBC-ja ka operuar përmes një Karte Mbretërore të rënë dakord me qeverinë që thotë se korporata “duhet të jetë e pavarur”, veçanërisht mbi “vendimet editoriale dhe krijuese, kohën dhe mënyrën në të cilën ofrohet prodhimi dhe shërbimet e saj, si dhe në menaxhimin e punëve të saj”.

Britanikët për çdo vit paguajnë një tarifë licence me vlerë prej 159 funteve për të financuar funksionimin e korporatës. Tarifa është e vendosur nga qeveria, por që paguhet individualisht nga çdo familje.

Duke iu përgjigjur ankesës, Musk shtroi këtë pyetje: “A është ky etiketim i saktë?”. Në një e-mail dërguar BBC-së, ai shkroi: “Ne synojmë që të kemi një transparencë dhe saktësi të plotë. Lidhja me pronësinë dhe burimin e fondeve ndoshta ka kuptim”.

“Unë mendoj se organizatat e mediave duhet të jenë të vetëdijshme dhe të mos pretendojnë mungesën e plotë të njëanshmërisë. Të gjitha organizatat e mbajnë një anë, dhe disa prej tyre pak më shumë se të tjerat. Duhet vënë në pah se unë e ndjek llogarinë e BBC News në Twitter, sepse mendoj se është një nga mediat më pak të njëanshme”, vazhdoi Musk me përgjigjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Teknologji
Ushtria gjermane dhe ministria e Mbrojtjes braktisin X, kalojnë në WhatsApp

Ushtria gjermane dhe ministria e Mbrojtjes braktisin X, kalojnë në WhatsApp

Teknologji
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Është vendosur si do të quhet iPhone i ri

Teknologji
Kompania japoneze vjen me “lugën elektrike që e bën ushqimin më të kripur, pa shtuar kripë”

Kompania japoneze vjen me “lugën elektrike që e bën ushqimin më të kripur, pa shtuar kripë”

Teknologji
Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”

Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”

Teknologji
Ndalimi i TikTok po afrohet, por amerikanët kanë një alternativë të re - mijëra përdorues 'migrojnë' në një tjetër aplikacion kinez

Ndalimi i TikTok po afrohet, por amerikanët kanë një alternativë të re - mijëra përdorues 'migrojnë' në një tjetër aplikacion kinez

Teknologji
Kalo në kategori