LAJMI I FUNDIT:

Struga barazon me Skopjen, Shkupi mund Pobedën

Struga barazon me Skopjen, Shkupi mund Pobedën

Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 26-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Befasi e kësaj jave ishte barazimi i liderit të tabelës Struga Trim Lum të cilët si mysafir barazuan 1-1 me Skopjen. Golin e avantazhit e për Struga Trim Lum e shënoi Besart Ibrahimi, ndërsa për Skopjen barazoi Musinga.


Në Prilep, Shkupi si mysafir ka mundur Pobedën me rezultat 6-0.

Në ndeshjet tjera, Bregallnica mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat 2:1, Akademija Pandevi-Rabotniçki përfundoi me rezultat 0-0, pa gola përfundoi edhe ndeshje Tikvesh-Sileks 0-0.

Këtë fundjavë ekipi i Shëndijës ishte i lirë.

Struga Trim Lum vazhdon të kryesojë tabelën me 50 pikë, ndjekur nga Shkupi me 45 dhe Shkëndija me 44 pikë./Telegrafi/