LAJMI I FUNDIT:

Përdhunoi gruan dhe rrahu fëmijët, kapet shqiptari i dënuari me 11 vite burg në Itali

Përdhunoi gruan dhe rrahu fëmijët, kapet shqiptari i dënuari me 11 vite burg në Itali

Afrim Gjergji, një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar këtë të premte nga ekipi i Fast Albania.

46-vjeçari rezulton një person i dënuar me 11 vite burg në shtetin fqinj për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”.

Gjergji u lokalizua në qytetin e Durrësit vetëm disa orë pasi ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga interpol Roma.


Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar me 11 vjet burgim, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku do të vuajë dhe dënimin e dhënë nga gjykata. /Telegrafi/