Avokati i Popullit ka publikuar raportin Ex-officio nr.676/2022 në lidhje me arsimimin dhe mundësitë e të rinjve në tregun e punës.
Në raport thuhet se gjatë dekadës së fundit Kosova ka shënuar përparim në fushën e zbatimit të të drejtave të njeriut në arsim, por sa i përket arsimit dhe aftësimit profesional, Avokati i Popullit konstaton se nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
Në njoftim thuhet se qëllimi i këtij raporti ka qenë vlerësimi i nivelit të harmonizimit të arsimimit të të rinjve në institucionet e arsimit të lartë dhe profesional në Kosovë, me kushtet e punës.
Raporti analizon edhe kontekstin ekonomik, cilat janë vendet e punës në dispozicion në Kosovë dhe segmente tjera.
Po ashtu, raporti ka analizuar qasjen në arsim dhe arritjeve arsimore, cila është qasja në arsim për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe për nxënësit romë, ashkali dhe egjiptian, dhe fusha të tjera të përfshira në procesin e analizës. Raporti përfshin edhe analizën e ofertës dhe e kërkesës së fuqisë punëtore.
“Avokati i Popullit konstaton se pas analizës së legjislacionit përkatës, hulumtimeve të mëparshme, të politikave, të informatave dhe të të dhënave që i ka IAP-ja lidhur me çështjen, del se gjatë dekadës së fundit Kosova ka shënuar përparim në fushën e zbatimit të të drejtave të njeriut në arsim.
Ky përparim, megjithatë, nuk ka qenë i barabartë në nënsektorë të ndryshëm për sa i përket pjesëmarrjes, përfshirjes dhe zhvillimit të të rinjve sipas nevojës dhe aftësive të tyre”, thuhet në raport.
Sa i përket arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovës, Avokati i Popullit konstaton se nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
“Kur është bërë analizimi i të dhënave që lidhen me kërkesën e tregut të punës, si punësimi, bruto produkti vendor sipas sektorëve ekonomikë dhe struktura e bizneseve, me numrin e nxënësve sipas profileve, ka dal që nuk janë në përputhje”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
Raporti, ndër të tjera, ka gjetur se më shumë se 80 për qind e programeve profesionale kanë mungesë të materialeve dhe të teksteve të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie në institucionet e arsimit profesionale, duke vështirësuar të mësuarit e duhur dhe praktik.
Avokati i Popullit ka nxjerrë rekomandime për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila ndër të tjera, rekomandohet që të hartoj politika dhe të ndërmarre masa konkrete që të sigurojë që sistemi i arsimit dhe aftësimit profesionale të jetë i ndërlidhur me kërkesat e tregut të punës.
Po ashtu edhe Agjencia e Kosovës për Akreditim është rekomanduar, ndër të tjera, që të kërkojë evidencë për ndërlidhjen e programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës si dhe të mbajë statistikat për programet e studimit që nuk kanë përmbushur standardin për të qenë në përputhje me kërkesat e tregut të punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje