LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Mbështesim Maqedoninë e Veriut në forcimin e kujdesit shëndetësor

OBSH: Mbështesim Maqedoninë e Veriut në forcimin e kujdesit shëndetësor
Foto: Ilustrim

Në 75-vjetorin e saj, që përkon me Ditën Botërore të Shëndetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nis fushatën “Shëndet për të gjithë”. Sigurimi i shëndetit për të gjithë kërkon shërbime shëndetësore të përballueshme, me cilësi të lartë, një fuqi punëtore të fortë shëndetësore që ofron kujdes me fokus pacientët, si dhe politikat kreatore për të investuar në mbulimin e përgjithshëm shëndetësor.

“Përvjetori i OBSH-së paraqet një mundësi për të parë sukseset e arritura në fushën e shëndetit publik në të kaluarën, por edhe për t’u fokusuar në përballjen me sfidat e së ardhmes me shkencë, zgjidhje dhe solidaritet, thekson mjekja, Ane Johansen, përfaqësuese speciale të OBSH-së në Maqedoninë e Veriut dhe u.d. shefe e zyrës së OBSH-së në Shkup.

OBSH, siç thuhet në njoftim, mbështet Maqedoninë e Veriut në forcimin e kujdesit parësor shëndetësor, i cili është themeli i shëndetit publik. Përmes ekspertizës dhe mbështetjes teknike, OBSH-ja mbështet vendin në tejkalimin e sfidave të identifikuara që pengojnë aksesin e njerëzve në shërbimet e kujdesit shëndetësor.


“Qëllimi ynë është që të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut të kenë qasje në kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë, pavarësisht nga vendbanimi apo statusi socio-ekonomik”, shton Johansen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori