LAJMI I FUNDIT:

Pas shpërthimit të Mbappes ndaj klubit, PSG largon videon me francezin si personazh kryesor

Pas shpërthimit të Mbappes ndaj klubit, PSG largon videon me francezin si personazh kryesor

Situata mes Paris Saint-Germain dhe sulmuesit Kylian Mbappe nuk duket aspak pozitive.

Francezi reagoi ashpër ndaj klubit, pasi e kishte vendosur atë si imazh kryesor në fushatën e abonimeve dhe shitjet e biletave për sezonin e ardhshëm.

“Sapo pashë fushatën e klubit për biletat e sezonit 2023-24 dhe dua të theksoj se në asnjë moment nuk kam qenë i informuar me përmbajtjen e videos. Nuk jam aspak dakord me videon që është postuar, sepse për këtë arsye unë kam luftuar për të drejtat e imazhit. PSG është një klub i madh, por nuk bëhet fjalë për “Kylian” Saint-Germain. Sinqerisht, Mbappe”, mbyll deklaratën e tij Mbappe.


Pas këtij reagimi, nga mediet franceze raportohet se PSG e zhduku menjëherë videon në fjalë.

E gjitha ka të bëjë me të drejtat e imazhit, pasi sulmuesi francez është shumë i kujdesshëm në çdo aspekt dhe fakti që në këtë rast nuk ka qenë i informuar për përdorimin në fjalë e ka acaruar atë tej mase, duke bërë edhe një reagim publik kundër klubit ku është pjesë./Telegrafi/