Me rikthimin e saj në Big brother VIp Albania, Kiara Tito është vendosur sërish në qendër të vëmendjes dhe bashkë me të edhe të kritikave.
Moderatorja e cila ka qëndruar një javë jashtë shtëpisë së famshme pas eliminimit u rikthye me një sjellje më ndryshe, duke qenë më e afërt me partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli ndërsa ka injorua një pjesë të madhe të banorëve.
Madje në spektaklin e së martës, Kiara ka debatuar ashpër edhe me Efin, me të cilën në fillimi të BBVA ajo dhe Luizin ishin mjaft të afër.
Kjo ka ndikuar që Kiara krahas mbështetjes të krijonte edhe mllef me fansat e formatit të cilët nuk kanë kursyer gjuhën e urrejtjes ndaj saj në rrjetet sociale.
Për këtë së fundmi ka folur edhe babai i saj, Arbër Tito i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, i cili mes tjera tha se do t’i ndjekë ligjërisht edhe disa prej mediave dhe gazetarëve që përdorën një gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj së bijës.
“Kam mllef me disa gazeta dhe gazetarë, por me ata do të merrem sa të dalë Kiara, me avokat nga Italia do të vijë, unë kam qenë çdo herë dakord me çdo vendim që ka marr Kiara, u tremba pak kur Luizi mori popullaritet sepse çdo famë e ka një çmimi, më duket Kiara po paguan një çmim për të tjerët”, tha babai i prezantuese.
Ai tutje foli edhe për ndryshimin e Kiarës pas rihyrjes në shtëpinë e famshme duke thënë se ajo do të merrte reagime gjithsesi.
“Është më e afërt sepse e pa reagimin e njerëzve. Është e ftohtë se është natyrë e saj. Tani një reagim do e bënte. Po të mos bënte reagim do thonin pse nuk reagoi. Një lidhje që ka dy persona, kur lidhen bashkë nuk ka një shabllon që duhet të ndiqet. Kjo është një lidhje që vendoset këtu. Mund të zihen në darkë dhe pajtohen në mëngjes”, tha tutje ai.
Ndër tjera, ai u shpreh se Kiara pas daljes nga BBVA ka qarë për ditë të tëra për shkak të ngarkesës që kishte.
“Fillon e mbaron Big Brother vetëm Kiara dhe Luiz. Çfarë është rreth Luizit do përmendet. Kiara ka qarë tre ditë, vetëm qante, është e tejmbushur. Tani nuk po vepron në inat e sipër, një javë maksimumi i zgjat inati. Nuk mban inat Kiara, njerëzit që nuk i do nuk i shan, por i injoron”, tha në fund ai.
Ndërkohë, sot (e enjte) Kiara arriti të sqarohej dhe të bënte paqe me Efin, tëe dyja vajzat diskutuan me njëra-tjetrën dhe vendosën që të vazhdonin shoqërinë aty ku e kishin lënë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës