Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të Këshilli Prokurorial i Kosovës, Jetish Maloku, pasi ky i fundit të mërkurën përmes një letre ka kërkuar dekretimin e Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në letrën që ka siguruar Telegrafi, presidentja ka thënë se është duke pritur shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë që kandidatët që i janë nënshtruar procedurës së zhvilluar të KPK-së për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të mund t’i adresojnë pretendimet e tyre në rrugë gjyqesore.
Presidentja thekson se ngadalësimi i procesit ka ndodhur për shkak të pretendimeve të ngritura publikisht nga vëshguesit e pavarur vendor dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë mbikqyrur procedurat në KPK, siç janë ngritur edhe pretendime konkrete të disave nga kunderkandidatet për cenim të parimit të barazisë para ligjit në dëm të tyre, në proceduren e zhvilluar në KPK.
Kërkesa e KPK-së e datës 05.04.2023 sipas presidentes Osmani përpos që nuk ka bazë ligjore, është edhe e pasaktë në përshkrimin e fakteve dhe paraqitjen e argumenteve.
“Për sa i përket bazës normative për paraqitjen e kërkesave të tilla nga ana e juaj, më lejoni të sjellë në vëmendjen tuaj se sipas neneve 84.17 dhe 109.7 të Kushtetutës, sikundër edhe nenit 7, paragrafit 1.3, të Ligjit për KPK-në, kompetenca e KPK-së në procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit përfundon në momentin e përmbylljes së procedurës dhe paraqitjes tek Presidentja të emrit të propozuar për Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në letër.
Osmani po ashtu ka shprehur zhgënjim ndaj Këshillit Prokurorial, duke thënë se në kërkesë janë paraqitur informacione dhe argumente të pasakta, faktike dhe ligjore.
Kështu presidentja ka argumentuar vendimin e Kueshtetueses, ndaj dy kundër kandidateve si të papranueshme.
“Pasaktësitë konsistojnë në konstatimet e gabuara se “Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesat e kundërkandidatëve si të pabazuara”. Një konstatim i tillë është tërësisht i pasaktë, sepse Gjykata Kushtetuese me Aktvendimin KI57/22 dhe KI79/22 i ka shpallur ankesat kushtetuese të dy kundër kandidateve si të papranueshme, për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike”.
“Kësisoj, Gjykata Kushtetuese ka argumentuar se kundër kandidatet duhet t’i drejtoheshin gjykatave të rregullta, para paraqitjes së kërkesave në Gjykatën Kushtetuese. Pra, Gjykata Kushtetuese nuk është marrë fare me meritat e kërkesave të tyre dhe as që i ka shpallur ato si të papranueshme dhe të pabazuara”, thuhet më tej në letër.
KPK-ja thotë se “Gjykata Supreme nuk ka gjetur shkelje formale dhe materiale të procedurës se rekrutimit dhe njëkohësisht ka vërtetuar se procesi për rekrutimit të pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim”.
Por sipas Osmanit ky është një interpretim tërësisht i shtrembëruar i Aktgjykimit të Gjykatës Supreme.
“Sjellim në vëmendjen tuaj se Gjykata Themelore ka refuzuar padinë/paditë e kundërkandidatëve sepse ka konsideruar se ato janë paraqitur pas afatit procedural. Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme kanë konstatuar se interpretimet e Gjykatës Themelore kanë qenë te drejta. Pra, asnjë shkallë gjyqësore duket përfshirë edhe Gjykatën Supreme nuk ka trajtuar asnjëherë meritat e padive, përkatësisht thelbin e pretendimeve të kundërkandidatëve se u janë cenuar të drejtat kushtetuese gjatë procedurës së zhvilluar në KPK. Do të ishte kundër logjikës së thjeshtë juridike që Gjykata Supreme në një “Aktgjykim për Refuzim të Rishqyrtimit”, njëkohësisht “ta shqyrtoj dhe ta vërtetoj se procesi për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit ka qenë i drejtë dhe legjitim”, siç i referoheni në kërkesën tuaj”, thuhet tutje, shkruan Telegrafi.
Në fund Osmani bëri me dije se si “Presidente e Republikës së Kosovës do të pres shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore që kundërkandidatët e pakënaqur kanë në dispozicion për t’i adresuar pretendimet e tyre për parregullsi dhe shkelje në procedurën e zhvilluar në KPK para të gjitha gjykatave. Vetëm pas shterimit të këtyre afateve, do të ndërmarrë veprimet e duhura lidhur me propozimin e KPK-së për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit”.
“Konsideroj se si Presidente e Republikës së Kosovës dhe ju si KPK duhet të kemi si preokupim themelor rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin tonë të drejtësisë, ku Kryeprokurori i Shtetit është hallkë qenësore. Ky besim lëkundet thellësisht nëse ekzistojnë dyshime serioze për integritetin e procedurës së zhvilluar në KPK për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit”.
“Në fund, dëshiroj t’ju siguroj se si Presidente jam në vazhdimësi e angazhuar dhe përcjell me kujdes afatet kohore dhe informacionet e tjera relevante të cilat i pranoj nga organet kompetente në kuadër të kompetencave kushtetuese”, thuhet në fund të letrës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë