Shtëpia tri katëshe në Poklek të Drenasit, që ruan kujtimet e dëshmitë e masakrimit të 53 personave, 23 nga ta fëmijë, pret ende dorën e shtetit për të ruajtur ato dëshmi.
Kjo shtëpi po synohet të kthehet në muze, 24 vjet pas luftës. E familjari që humbi 14 anëtarë të familjes, e që u kujdes që edhe gjaku i tyre të mos fshihet, për të dokumentuar krimin që u bë aty nga forcat serbe, i zhgënjyer ende pret që ndonjë prokuror e hetues, të shohë këto dëshmi.
Kjo shtëpi në Poklek të Vjetër të Drenasit, nga oborri e deri në kulm, mban kujtime por mbi të gjitha dëshmi të masakrimit e djegies së 53 personave gjatë prillit të 1999 nga forcat serbe.
Për ruajtjen e këtyre dëshmive, për më shumë se dy dekada u kujdes Fadil Muqolli, të cilit në këtë shtëpi forcat serbe ia vranë 14 anëtarë të familjes, në mesin e të cilëve të gjithë familjen e ngushtë, gruan, 4 fëmijët dhe prindërit.
Megjithëse, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memorialeve, investoi më shumë se 100 mijë euro, kjo shtëpi 3 katëshe nuk u kthye asnjëherë në muze.
Por, kjo po synohet të bëhet këtë vit.
Fadil Muqolli, që e ka ruajtur shtëpinë ashtu siç u la më 17 prill të 1999, thotë se e mirëpret një nismë të tillë, mirëpo ka një kërkesë drejtuar institucioneve.
“Po kom biseduar, më kanë kontaktuar puna ka filluar para dy viteve, kam qenë shumë i lumtur mirëpo thirrja ime është që të kenë kujdes më shumë edhe si punohet edhe cka punohet, edhe si duhet të punohet… Po njeri më i lumtur në botë jam nëse kthehet në një muze, sepse këtu gjithë shqiptarët ngado që janë duhet të dinë cka ka ndodhe dhe me kënd kemi pas të bëjëm, këtu është një libër që duhet të e lexojnë të gjithë shqiptarë”, ka thënë ai.
Aktualisht, sipas Bislim Zogajt që drejton Agjencinë për Menaxhim të Komplekseve dhe Memorialeve, nuk ka buxhet për këtë projekt por që kanë shpresë se do të sigurohet.
“Për ketë vit ai projekt kushton diku rreth 100 mije euro dhe për momentin nuk kemi mjete të mjaftueshme dhe nuk po mund te fillojm me procedurat por po shpresojm se ligji na lejon që në 3 mujorshin e dytë të bejmë disa lëvizje nga projekti në projekt dhe po shpresojm se do i sigurojmë mjetet dhe në 3 mujorshin e dytë do të fillojm me procedurën për realizimin e një projekti që do të jetë një muze besoj që prej muzeve të rralla që ka Kosova ku do të prezantohen reliktet por edhe ngjarja që ka ndodhë në atë shtëpi”, ka deklaruar Zogaj.
Gjaku, librat e rrobat i rezistuan kohës, duke pritur dorën e shtetit, për të dokumentuar krimin që u bë aty, njëjtë sic vazhdon të pres edhe Fadili, që edhe institucionet e drejtësisë ta vizitojnë këtë shtëpi.
“Jo institucionet për drejtësi, të Kosovëës prokuroria për krime lufte, asnjëherë, asnjë prokuror asnjë hetues, edhe jam shumë i zhgënjyer me këtë institucion, se nuk ja vret ndërgjegjien me ardh me pa vendin e krimit, mua më vjen shumë keq edhe jam teper i zhgënjyer, por vetëm një propozim e kam për ta nëse e shohin në media kur të del në media, ata prokuror këta antarë të familjes sime, le t’i marrin le t’i hekun e le t’i qesin antarët e familjes së vet edhe le të ma kthejnë një përgjigje”, ka thënë Fadil Muqolli.
53 antarë të familjes Muqolli, Cerraku, Elshani dhe Hoxha, u vranë e më pas trupat e tyre u dogjën, brenda kësaj shtëpie, prej tyre 23 fëmijë, më i vogli 6 muajsh, raporton RTVD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë