LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë sulmet e izraelitëve ndaj besimtarëve brenda xhamisë Al-Aqsa

Vazhdojnë sulmet e izraelitëve ndaj besimtarëve brenda xhamisë Al-Aqsa

Forcat izraelite po vazhdojnë të bastisin institucionet fetare në Bregun Perëndimor.

Ushtarët izraelit bastisën kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në Kudsin Lindor për natën e dytë me radhë dhe sulmuan besimtarët palestinezë.


Forcat izraelite po ashtu bastisën faltoren Al-Qibli në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa pas namazit të taravisë, duke gjuajtur bomba zhurmuese dhe duke rrahur besimtarët e pranishëm.

Forcat izraelite sulmojnë palestinezët gjatë faljes së namazit
Lexo po ashtu Forcat izraelite sulmojnë palestinezët gjatë faljes së namazit

Ndryshe, Al-Aqsa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë për myslimanët.

Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Ndryshe, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se shtetit izraelit do ta paguajë shtrenjtë për sulmet që po i bën ndaj palestinezëve të pafajshëm. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by TRT Balkan AL (@trtbalkanal)