LAJMI I FUNDIT:

Kurti mburret para deputetëve për punën e tij dyvjeçare

Kurti mburret para deputetëve për punën e tij dyvjeçare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mburrur sot para deputetëve të Kuvendit për punën e tij dyvjeçare në kabinetin qeveritar.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka renditur punët që sipas tij, kanë sjellur ndryshimet cilësore në Kosovë. Kurti ka nënvizuar se fokusi i tyre ka qenë në punë dhe drejtësi, andaj ka shtuar se janë në rrugë të duhur.

Ai ka folur për hapjen e vendeve të reja të punës, që sipas tij, gjatë dy vjetëve të fundit janë hapur mbi 30 mijë vende të reja të punës. Kurti ka shtuar se kanë shpërndarë rreth 822 milionë euro në masa mbështetëse për qytetarët dhe bizneset.


“Super puna me 1500 vende të reja të punës për të rinjtë, nga mosha 18 deri 25 vjeçare. Pra 1500 të rinj të kësaj grup moshe janë punësuar. Qeveria për familjen edhe 1500 familje që kanë përfituar të kenë së paku 1 anëtar të punësuar, ka edhe më shumë se kaq familje që s’kanë asnjë anëtar të punësuar, por në mesin e tyre 1500 kanë përfituar tashmë. Në mesin e tyre janë 603 gra, po ashtu edhe mbështetje për punësimin e grave me mbi 5000 gra të punësuara”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Kurti ka përmendur edhe luftën ndaj krimit të organizuar.

“Në veri të vendit i kemi mbyllur 16 rrugë ilegale që janë përdorur për trafikim dhe kontrabandë. Kemi shkatërruar 83 grupe kriminale me pjesëtarë të të gjitha etnive”, ka thënë ai.

Sipas tij, këto arritje i bëjnë krenarë të gjithë.

“Këto arritje na bëjnë krenar të gjithëve sepse për këto punojmë të gjithë së bashku me qytetarët. Këto arritje përmirësojnë imazhin e shtetit, prandaj edhe të gjithë neve”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, kryeministri Kurti si sukses të qeverisjes së tij nuk e ka përmendur fare dialogun me Serbinë, apo politikën e jashtme./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori